Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gjykata shqiptoi dënim me kusht për onkologen Meri Peshevska

22/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka shqiptuar dënim me kusht prej dy vitesh pa ndalesë në ushtrimin e profesionit të pandehurës së dytë në rastin e onkologjisë, onkologes Meri Peshevska, nëse në afat prej pesë vitesh nuk kryen vepër të re penale. Para dy seancave gjyqësore, Peshevska pranoi veprën e trajtimit neglizhent ndaj pacientëve, pas së cilës procedura penale kundër saj është ndarë.

Peshevska së bashku me ish drejtorin e Klinikës së onkologjisë Nikolla Vasev dhe dy onkologë të tjerë u akuzua për trajtim neglizhent të pacientëve.

Sipas aktakuzës, ata ngarkohen për veprat penale “krime të rënda kundër shëndetit të njerëzve” dhe “trajtim neglizhent”, ku ndaj 29 pacientëve janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me lëshime në dozë dhe pa një vlerësim adekuat të gjendjes së tyre shëndetësore.

Onkologia Peshevska para Gjykatës se nuk është e sigurt nëse kishte vazhduar terapinë për shtatë pacientët për të cilët akuzohej, sepse, siç tha, “vula e saj atë kohë ka qëndruar në sportel me qëllim ofrimin e shërbimit të shpejtë për pacientët”. Në fjalën e saj përfundimtare, ajo theksoi se tërë jetën e saj ia kishte kushtuar pacientëve dhe se ishte punësuar në Klinikën e onkologjisë që nga viti 2002 dhe nga viti 2007 ka qenë onkologe specialiste.

Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish drejtorit ekonomik të Klinikës, Nehat Nuhiu ka edhe në akuzë tjetër për shpërdorim të detyrës në dëm prej mbi 2.2 miliardë denarë për buxhetin e shtetit.

Previous Post

Mexhiti mirëpret tenorin Lahaj në Çarshi: Shkupi do të ketë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës”

Next Post

Vdekja e 7 vjeçares, Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

Related Posts

Maqedoni

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja

23/10/2025
Maqedoni

Mickoski: Opozita të ketë kujdes, mund t’iu plotësohet dëshira për zgjedhje të parakohshme

23/10/2025
Maqedoni

Sonte nga ora 18:45, Shkëndija përballë Shelburnit në Ligën e Konferencës

23/10/2025
Maqedoni

Kasami dhe Qamili: Më 2 nëntor e vulosim fitoren!

23/10/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: U mbrojt vullneti i popullit në Çashkë

23/10/2025
Aktuale

KSHZ hodhi poshtë të gjitha ankesat për Çashkën! Shaqiri: Do të jem kryetar i të gjithëve, falënderoj në veçanti mërgatën!

23/10/2025
Next Post

Vdekja e 7 vjeçares, Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja

23/10/2025

Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura (VIDEO)

23/10/2025

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk