Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshon urdhër arrest për Putinin

17/03/2023
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshon urdhër arrest për Putinin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka firmosur një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova-n.

Mandati i arrestit për liderin rus dhe zyrtaren Lvova-Belova është firmosur pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Në një deklaratë, gjykata njofton se dyshohet se presidenti rus është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse dhe ky konsiderohet krim lufte.

Kurse, Maria Lvova-Belova është Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë të ngjashme.

Në njoftimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale bëhet e ditur se dhomat e procedurës paraprake kanë zbuluar se ka “baza të arsyeshme për të besuar se çdo i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në paragjykim e fëmijëve ukrainas.”

Sipas Shteteve të Bashkuara dhe disa qeverive evropiane, administrata e Putinit ka zbatuar një skemë për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi, shpesh në një rrjet prej dhjetëra kampesh, ku të miturit i nënshtrohen riedukimit politik.

“Përpjekjet e Lvova-Belova përfshijnë në mënyrë specifike birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në familjet ruse, të ashtuquajturin ‘edukim patriotik’ të fëmijëve ukrainas, ndryshime legjislative për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë së Federatës Ruse për fëmijët ukrainas dhe largimin e qëllimshëm të fëmijëve ukrainas nga forcat ruse”, njoftoi në shtator Thesari i SHBA-së.

Nga ana tjetër, Rusia i ka cilësuar këto akuza si “absurde” duke shtuar se po bën “më të mirën” për të mbajtur të miturit me familjet e tyre.

Previous Post

OBSH: COVID-19 këtë vit do të jetë si gripi sezonal

Next Post

BFI nis ndarjen e dhuratave të Ramazanit nga Arabia Saudite

Related Posts

Botë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
Next Post
BFI nis ndarjen e dhuratave të Ramazanit nga Arabia Saudite

BFI nis ndarjen e dhuratave të Ramazanit nga Arabia Saudite

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk