Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

25/02/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, këtë të martë Gjykata Europiane në Luksemburg nis procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri.

Në proces synohet të sqarohet çështja, nëse dhe në çfarë premisash kërkesat për azilim të refugjatëve që vijnë nga Mesdheu mund të trajtohen dhe të vendoset lidhur me to në një vend jashtë territorit të BE-së.

Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj. Procesi ka të bëjë me planet e qeverisë së kryeministres së djathtë italiane Giorgia Meloni. Italia është vendi i parë I BE-së, që ka ngritur strukturat e strehimit te refugjatëve jashtë BE-së, duke i vendosur ato që nga tetori 2024 në Shqipëri. Në këtë kompleks nëpunësit italianë duhet të marrin vendimin lidhur me kërkesat për azil, që paraqesin refugjatët që kapen duke lundruar ilegalisht përmes detit Mesdhe duke synuar të shkelin në territorin e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Qëllimi i procedurave të përshpejtuara në një vend të tretë si në Shqipëri është kthimi sa më shpejt i refugjatëve në vendin e origjinës. Të tjera shtete europiane po i ndjekin me kujdes plane të tilla.

Ky model deri tani nuk ka funksionuar. Drejtësia italiane i ka pezulluar planet e qeverisë tri herë që nga tetori 2024. Të 66 personat, që u transportuan në Shqipëri, janë dërguar në Itali.

Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurt. Gjithashtu duhet të sqarohet, nëse një vend mund të konsiderohet si i sigurt, nëse ai nuk është i sigurt për të gjithë dhe nëse gjykatat për verifikimin e procedurës së përshpejtuar lejohen të përdorin burimet e veta të informacionit.

Previous Post

Horoskopi 25 Shkurt 2025, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Next Post

BDI: Ku përfunduan 1.2 milionë euro të qytetarëve të Çairit?”

Related Posts

Aktuale

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025
Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Shqipëri

Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Next Post

BDI: Ku përfunduan 1.2 milionë euro të qytetarëve të Çairit?”

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk