Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Gjuha shqipe shkilet me “dy këmbë” nga Fondi për Sigurim Shëndetësor

30/03/2023
Gjuha shqipe shkilet me “dy këmbë” nga Fondi për Sigurim Shëndetësor
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pacientët humbin mijëra denarë sepse nuk dinë maqedonisht, drejtori Faton Ahmeti i pakapshëm

Luftë, jetë të humbura, marrëveshje paqësore…

E gjithë kjo që të respektohet gjuha dhe flamuri i shqiptarit të Maqedonisë. Por 22 vite pas luftës, gjuha shqipe nuk po respektohet edhe pse ka ligj që e përcakton këtë çështje. Tabela para institucionit në dy gjuhë, por një kërkesë të thjeshtë nuk mund të dorëzohet në gjuhën shqipe.

I operuar, dy herë vjen nga Tetova për të marrë një vërtetim të thjeshtë se ka qenë i punësuar kur e ka kryer operacionin, por endet prej një sporteli në sportel tjetër. Kjo për shkak se nuk e ka mbushur kërkesën në gjuhën maqedonase.

Gazetari: Mirëdita. Kërkoj falje.
Punonjësja: Nuk guxoni të xhironi.
Gazetari: Guxojmë për shkak se kryeni funksion publik. Përse nuk ka kërkesa në shqip? Dhe perse silleni keq me pacientin?
Punonjësja: Të ju pyes, a po ju dukemi si arkiv?
Gazetari: Përse pra e dërgojnë këtu?

Prej në dere në derën tjetër, pacient që sapo ka dalë prej një operacioni të rëndë.

Administratori: Nuk dua shumë të hy në detaje, kolegja i tha që duhet ta bëjë…
Gazetari: Ku është kolegja?
Administratori: Sapo doli.
Gazetari: Por nuk mundet të dalë tash.
Administratori: E si nuk mundet?
Gazetari: 15:26 është, jo 15:30.
Administratori: Ti a punon në ndonjë institucion? 2,3 minuta do të ndryshojnë diçka?
Gazetari: Po, sepse ai do të mbetet pa vërtetim.
Administratori: Ka në dhomën 9, shko atje. Atje lartë.
Gazetari: Atje na thanë se nuk jemi për aty.
Administratori: Si nuk jeni për atje?
Vetëm pak.

Administratori – (kolegeve të zyrës me numër 9): Pala prej në mëngjes që është këtu…
Koleget: Të lutem Toni, shefi na kërkon.

Me gënjeshtrën se i kërkon shefi, të gjithë të punësuarit u larguan nga dera e pasme, e pacienti mbeti edhe një ditë pa dokument.

“Është refuzuar kërkesa juaj. I thash a mund ta di arsyen se përse kur i kam të gjitha dokumentet në rregull. Më tha për shkak se nuk e ke shkruar në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik. Po thash që unë nuk e di alfabetin cirilik… Ose tha ta mbushë dikush tjetër poshtë. I thash zonjë nuk mund t’ia jap të dhënat e mia dikujt… Publikisht e them se i shkrova te faqja zyrtare Zëvendëskryeministrit tonë shqiptar që e promovon dygjuhësinë në çdo tubim, në çdo takim me qytetarët. Dua t’ia përkujtoj atij se aspak nuk ekziston dygjuhësia. Dy herë, tre herë shkoj pyes a mundet të ma jepni të paktën në gjuhën shqipe, siç më takon ta kryej shërbimin, jo nëse don në gjuhën maqedonase, ose nuk ka”, thotë qytetari i mërzitur.

Tentuam ta kontaktojmë edhe drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor, Faton Ahmetin, por nuk u përgjigj thirrjeve tona. /KlanMacedoni/ Përgatiti: Furkan Saliu

 

Previous Post

Klan Macedonia:Gjuha shqipe shkilet me “dy këmbë” nga Fondi për Sigurim Shëndetësor

Next Post

MATTO do të ndërtojë shkollë të re në Malati, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut

Related Posts

Aktuale

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025
Aktuale

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Aktuale

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Aktuale

Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri

08/05/2025
Maqedoni

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

08/05/2025
Next Post
MATTO do të ndërtojë shkollë të re në Malati, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut

MATTO do të ndërtojë shkollë të re në Malati, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk