Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gjorgjievski: Aerodromi do të bëhet me rrethrrotullim të ri dhe një urë të re

01/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski sot në një prononcim për mediat njoftoi se Komuna e Aerodromit do të bëhet me një rrethrrotullim të ri, urë të re dhe shumë projekte tjera infrastrukturore.

“Një nga projektet e para që do t’i prezantoj si pjesë e programit tim është ridizajnimi i këtij kryqëzimi mes bulevardeve “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Jane Sandanski” me rrugët “Rudi Çaevac” dhe “Simeon Kavrakirov”. Këtë pikë do ta zgjidhim me projektimin e rrethrrotullimit modern, sipas standardeve më të larta evropiane me ishuj sigurie, sinjalistikë të qartë, kalime të rregulluara për këmbësorët dhe qasje të optimizuara. Kështu do të sigurojmë lëvizje më të sigurt, më të shpejtë dhe më efikase për të gjithë. Ky rrethrrotullim është një nga ata të cilët janë integruar në konceptin për ridizajnimin e 50 udhëkryqeve kritike dhe rrugëve. Ai koncept, i cili deri në vitin 2030 duhet të realizohet plotësisht, synon të sjellë Shkupin në vizionin “zero aksidente fatale”, theksoi Gjorgjievski.

Sipas Gjorgjievskit, ridizajnimi i pikave kritike, vendosja e rrethrrotullimeve, kalimet e ngritura dhe kufizimet vizuale do ta ulin shpejtësinë, do ta rrisin dukshmërinë dhe do të krijojnë një qytet në të cilin siguria është prioritet.

“Në këtë drejtim, projekti për ndërtimin e plotë të Bulevardit ASNOM është veçanërisht i rëndësishëm. Me realizimin e tij, përfundimisht do të vendoset lidhja afatgjatë midis komunave Aerodrom dhe Gazi Babë përmes urës tashmë të ndërtuar “Mihailo Apostolski”. Në fazën e parë, me një zgjidhje të drejtë dhe ligjore të shpronësimit, do të mundësohet një lidhje me bulevardin “Aleksandar Makedonski”, me hapjen e një rruge të re, të drejtpërdrejtë të trafikut. Kjo do të pasohet nga një fazë e dytë e projektit, me të cilën, përmes një inspektimi të detajuar dhe mundësisë së ridizajnimit të rrugës deri në “Ist Gejt”, do të mundësojmë një kapërcim racional dhe të drejtë të sfidave pronësore dhe ligjore. Kjo do të thotë dalje më të shpejta, trafik të reduktuar dhe një cilësi më të mirë jetese për mijëra qytetarë. Njëkohësisht, dua t’ju informoj për një nga projektet kapitale të infrastrukturës për qytetin – zgjerimin e bulevardit “Fevruarski pohod”, përkatësisht “pesëshja e fundit” me një urë të re mbi lumin Vardar, e cila do të lidhet drejtpërdrejt me rrugën “Pero Nakov”, theksoi Gjorgjievski, duke potencuar se me këtë ndërhyrje do të krijojë një bosht të ri dhe të fuqishëm trafiku që do të bashkojë komunat Aerodrom dhe Gazi Baba, do të integrojë kapacitetet industriale dhe transportin publik, do të përmirësojë lëvizshmërinë dhe do të mundësojë zhvillim të balancuar të pjesëve lindore dhe perëndimore të qytetit.

Previous Post

Frutat dhe perimet që duhen konsumuar gjatë vjeshtës

Next Post

Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët

Related Posts

Maqedoni

Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të shtrenjtohet

30/10/2025
Maqedoni

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

30/10/2025
Maqedoni

Tragjedi në futbollin tetovar, vdes futbollisti shqiptar

30/10/2025
Maqedoni

VLEN: Zijadin Sela i etur për vemendje!

30/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

30/10/2025
Maqedoni

Afrim Gashi merr pjesë në pritjen për 102 vjetorin e Republikës së Turqisë

30/10/2025
Next Post

Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët

Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të shtrenjtohet

30/10/2025

Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

30/10/2025

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk