Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Gjimshiti: Kam një ndjesi të veçantë që nesër do fitojmë, ky është një moment vendimtar

11/10/2023
Gjimshiti: Kam një ndjesi të veçantë që nesër do fitojmë, ky është një moment vendimtar
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshit deklaroi, në prag të ndeshjes Shqipëri-Republikë Çeke, se duan që në këtë ndeshje të marrin fitore dhe të festojnë pas saj.

Mbrojtësi i Atalantës vijoi më tej duke thënë se ka një ndjesi të veçantë se do e fitojnë këtë takim, por gjithashtu theksoi se duhet të jenë me këmbë në tokë, pasi përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë.

Momenti që prisnim prej tetë vitesh ka ardhur a je gati që të marrim fitore nesër? “Për momentin nuk e di, por në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur dhe i vështirë, por jemi gati për këtë ndeshje.

Euforia: “Euforia është më shumë jashtë se brenda, ne i dimë vlerat e kundërshtarit dhe vlerat tona. Çdo ndeshje është e vështirë, por i dimë vlerat dhe cilësitë tona dhe besoj do të jemi gati për këtë ndeshje.

Mungesa e Ismajlit: “Është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare dhe besoj se s’ka për të qenë problem. Sidomos për mua, pasi u besoj të gjithë lojtarëve njësoj.

Si e sheh këtë përballje krahasur me të parën ndaj Çekisë? “Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe goditje standarde. Besoj do jetë e njëjta ndeshje nesër, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin, por ia dolëm. Nesër ta shikojmë ishalla kemi më shumë raste dhe të shënojmë e fitojmë.”

Keni shënuar kundër Armenisë në kualifikuese të Europianit para tetë viteve, a mund të përsëritet historia? “E pash sot në Instagram, por po shpresoj, le ta shohim. Më shumë rëndësi ka suksesi i Kombëtares, që të fitojë s’ka rëndësi kush shënon.”

A ke ndjesi të veçantë për ndeshjen nesër për fitore? “Them që po, nuk e di do e shohim në vazhdimësi, por kemi tre ndeshje të vështira, por do të jap maksimumin, por duhet ta marrim ekip prej ekipi ose ndeshje prej ndeshje.

A do vini në Preshevë për të festuar atje nëse kualifikoheni? “Do vi edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi.”

Si e vlerëson momentin në të cilin ndodhet Shqipëria, shumë afër Europianit? “Sigurisht që është një moment vendimtar dhe jo vetëm, nesër është një ndeshje vendimtare, por edhe të tjerat.”

Atmosfera që pritet nesër, mendoni që do jetë në favorin tuaj apo në disfavor? “Besoj se trajneri juaj do të flasë nesër pas ndeshjes se si ishte atmosfera në stadium. Shqiptarët dinë të bëjnë atmosferë dhe besoj se do të jetë në favorin tonë.”

Shqipëri-Republikë Çeke, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024 luhet këtë të enjte në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 dhe kjo përballje do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”/Digitalb.

Previous Post

U ra dakord për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Izrael

Next Post

Problemet në gju, Broja humb ndeshjen me Çekinë dhe Bullgarinë

Related Posts

Sport

Zhegrova i jep lamtumirën emocionuese Lilles: Do të jeni përgjithmonë në zemrën time

04/09/2025
Sport

Turqia mposht Serbinë në ndeshjen kryesore të grupit

03/09/2025
Sport

Barcelona tronditet nga lëndimi i Balde, pritet mungesë trejavore

03/09/2025
Sport

Lamine Yamalit i ndodh e papritura me të dashurën e re?

03/09/2025
Sport

Zyrtare: Donnarumma transferohet te Manchester City

02/09/2025
Sport

Edon Zhegrova nënshkruan me Juventusin, merr numrin 11

01/09/2025
Next Post
Problemet në gju, Broja humb ndeshjen me Çekinë dhe Bullgarinë

Problemet në gju, Broja humb ndeshjen me Çekinë dhe Bullgarinë

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, përkujton Komandant Lalën: “Luftëtar i lirisë dhe simbol i sakrificës”

04/09/2025

VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin

04/09/2025

VMRO-DPMNE caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash

04/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk