Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Gjetjet arkeologjike në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

09/11/2024
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan gjatë ditësh së djeshme nga ministri i Kulturës dhe arkeologët janë të shekullit 6 para Krishtit.

Helmeta e bronzit, unazat e arit, enët e ndryshme, fletët metalike prej arit, por edhe format dhe dekorimet e ndryshme janë gjetur në kuadër të një tërësie të varrezave të cilat janë duke u gjurmuar prej vitit 2023 kur ekipi i udhëhequr nga Pero Arxhanliev e ka marrë lejen për gjurmim, përcjell Alsat.

Megjithatë, gjithçka ka filluar në vitin 2020, kur Shefit Shemshedini nga Koroshishta e Strugës duke punuar arën e tij ka hasur në gurë, ndërkaq më pas ka zbuluar një helmetë bronzi, të cilën e ka dorëzuar në Muzeun e Ohrit. Gjetjet, ndonëse nuk theksohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, sipas arkeologut Fitni Dalipi, u takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit.

“Këtu janë gjetur deri më tani që ne i përfunduam gërmimet, mbi 100 artefakte. Erdhëm në konstatim se këto artefakte i takojnë popullatës që ka jetuar në pellgun e Liqenit të Ohrit, Ohër, Strugë Pogradec. Janë fisi i Enkelejdëve. Janë 2.600 vjet të vjetra”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Gjetjet, përkufizohen në përmasa të epokales, diçka që siç thotë Dalipi, një herë në 100 vjet ndodhin.

“Ne kemi artefakte të lines, bronzit, hekurit, kemi argjend dhe ar. Domethënë është një varr shumë i pasur, që do të thotë se popullata që ka jetuar në këtë zonë ka qenë një popullatë shumë ekonomikisht e fortë që ka pasur mundësi të importon edhe objekte nga jashtë”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Për rëndësinë e gjetjeve ditë më parë foli edhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov i cili para se gjithash falënderoi pronarët e tokës Bukuri Shemshedini dhe Shefit Shemshedini të cilët kanë detektuar, denoncuar dhe ndihmuar në këto gërmime që sipas tij janë zbulimi më i madh arkeologji në Maqedoni të Veriut për 100 vitet e fundit.

Gjetjet, sipas paralajmërimit do të konservohen dhe do të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit, pasi nuk ka kushte për t’u mbajtur në Muzeun e Ohrit. Ajo që ra në sy dhe që ngrit dyshimet në opinion se mund të manipulohet me gjetjet është prezenca e Pasko Kuzmanit në vendin e gërmimeve, njeriut i cili në vitin 2016 u dënua me burg mbi akuzat se ka keqpërdorur dhe shitur artefakte deri sa ka qenë drejtori i Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore./Alsat.mk

Previous Post

‘SHBA-të janë aleati ynë’ – Kasami takoi zyrtarin amerikan

Next Post

Goditje e rëndë për Real Madridin – Ylli i ekipit ka këputur sërish ligamentin e gjurit?

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Goditje e rëndë për Real Madridin – Ylli i ekipit ka këputur sërish ligamentin e gjurit?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk