Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjermania miraton pakon e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh

21/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh, pasi Friedrich Merz – kancelari në ardhje –po shtyn përpara rritjen e investimeve në mbrojtje.

Të  dhomat e Parlamentit gjatë kësaj jave miratuan planin e konservatorëve të Merzit dhe Socialdemokratëve, të cilët po zhvillojnë bisedime për formimin e Qeverisë së re gjermane.

Planet e Merzit për shpenzime të miratuara nga Dhoma e Lartë e Parlamentit më 21 mars mundësojnë krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për shpenzime në infrastrukturë dhe lehtësim të rregullave të huas, duke mundësuar shpenzime më të larta në mbrojtje.

Ndërkaq, vendimi i Komitetit për buxhet u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Në paketën prej 3 miliardë eurosh përfshihen 2.547 miliardë nga Ministria e Financave që do t’i jepen Ukrainës këtë vit, të plotësuara edhe nga kontribute tjera, përfshirë një rimbursim nga Mekanizmi Evropian i Paqes.

Ministria gjermane e Financave po ashtu planifikon të autorizojë 8.252 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën për periudhën nga viti 2026 deri më 2029, duke bërë që totali i ndihmës të arrijë në 11 miliardë euro.

“Ishte koha” që Komiteti parlamentar të hapte rrugën për përdorimin e fondeve dhe Gjermania tani po vendos ritmin për mbështetjen e Evropës për Ukrainën, tha Baerbock përmes një deklarate.

“Situata ushtarake e Ukrainës është bërë më e vështirë në muajt e fundit”, shtoi ajo.

Anëtarët e Bashkimit Evropian, udhëheqësit e të cilëve u mblodhën këtë javë për të diskutuar ndihmën për Ukrainën, janë nën presion që të shfaqin angazhimin e tyre për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin rus, pasi pasiguria po rritet lidhur me të ardhmen e garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trumpit./REL/

Previous Post

“Futbolli nuk është biznes”, tifozat Kuq e Zi me mesazh drejtuar FSHF-së

Next Post

Kuqezinjtë mposhten nga Anglia

Related Posts

Botë

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

04/08/2025
Botë

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

04/08/2025
Botë

“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen”, vajza sekrete e Putinit e kritikon atë për luftën në Ukrainë

04/08/2025
Botë

Tornado e papritur në një plazh në Italinë qendrore, çadrat fluturojnë në ajër (VIDEO)

04/08/2025
Botë

Ukraina sulmon depot e karburantit, dy influenceret ruset arrestohen për videon virale pranë flakëve

04/08/2025
Botë

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025
Next Post

Kuqezinjtë mposhten nga Anglia

“Edicion i paharrueshëm”, Dua Lipa del me postim pas përfundimit të Sunny Hill Festival

04/08/2025

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

04/08/2025

Elmazi nga zemra e Sarajit: Fitorja nuk është më ëndërr – është realitet që po afrohet!

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk