Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit

Duke nisur nga data 1 prill në Gjerman përdorimi i kanabisit deri në 25 gr nga moshat bi 18-vjeç do të jetë i lejuar me ligj, si dhe do të lejohet edhe rritja në banesë për përdorim vetjak.

Këshilli Federal miratoi këtë të premte vendimin e Bundestagut për legalizimin e pjesshëm të kanabisit, duke lejuar kështu konsumimin, posedimin dhe kultivimin e tij me kusht nga të rriturit.

“Politika e mëparshme e kanabisit kishte dështuar,” tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach , duke iu referuar dyfishimit të përdoruesve të drogës tek fëmijët dhe të rinjtë dhe dyfishimin e vdekjeve nga përdorimi.

“Nuk mund të vazhdonim kështu. Prej vitesh kam qenë kundër legalizimit, por studimet tregojnë se kemi nevojë për një sistem të ri”, tha ministrja dhe shprehu shpresën se legjislacioni i ri do të nënkuptojë edhe fundin e tregut të zi.

Nga 1 prilli, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë deri në 25 gramë kanabis për përdorim personal dhe gjithashtu do të jetë e ligjshme rritja e deri në tre bimë në shtëpi.

Gjithashtu do të lejohen të krijohen dhe funksionojnë klubet e kultivimit të kanabisit, deri në 500 anëtarë të rritur, por produkti i prodhuar do të jetë vetëm për konsum personal deri në 50 gram në muaj.

Ndalohet konsumimi i kanabisit në shkolla, ambiente sportive dhe në një distancë prej 100 metrash prej tyre, si dhe konsumimi në trotuar deri në orën 20:00.

Legjislacioni u miratua nga Parlamenti Federal muajin e kaluar, por ai u prit me kundërshtim të fortë si nga qarqet politike ashtu edhe nga shoqatat mjekësore.

Në Këshillin Federal, megjithatë, sot vetëm Bavaria, Saarland dhe Baden-Ëürttemberg votuan pro rinegocimit, ndërsa shtetet e tjera abstenuan.

Një proces i mundshëm rinegocimi dhe arbitrazhi ndërmjet dy organeve do të rezultonte në vonimin e hyrjes në fuqi të ligjit. Në fund të fundit, ligji mbetet i miratuar dhe do të hyjë në fuqi siç ishte planifikuar fillimisht, më 1 prill.

Next Post