Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjermania legalizon kanabisin

23/02/2024
Gjermania legalizon kanabisin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania i është bashkuar një grupi të vogël shtetesh dhe juridiksionesh që kanë legalizuar kanabisin, pasi Bundestagu miratoi një ligj që u lejon individëve dhe shoqatave vullnetare për të kultivuar dhe për të poseduar sasi të kufizuar të kësaj droge.

Ligji, që u miratua nga koalicioni i përbërë prej tre subjekteve politike i kancelarit Olaf Scholz, legalizon kultivimin deri në tri bimë për përdorim privat dhe posedimin e 25 gramëve kanabis.

Prodhimi i kanabisit në shkallë të madhe, por pa qëllime komerciale, do të lejohet për anëtarët e të ashtuquajturave klube të kanabisit. Këto klube nuk mund të kenë mbi 500 anëtarë dhe që të gjithë duhet të jenë në moshë madhore. Vetëm anëtarët e klubeve mund të konsumojnë produktet e tyre.

“Ne kemi dy qëllime: të shtypim tregun e zi dhe të përmirësojmë mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në nisje të debatit në Parlament.

Gjatë debatit opozita e akuzoi ministrin e Shëndetësisë se po promovon përdorimin e drogës.

“Ju po pohoni me gjithë seriozitet se duke legalizuar më shumë drogë, ju do të mund të frenonim të rinjtë që ta përdorin atë”, tha ligjvënësit kristiandemorkat, Tino Sorge.

“Ky është budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë”.

Afër 4.5 milionë gjermanë vlerësohet se përdorin kanabisin.

Gjermania bëhet shteti i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kësaj droge, që po ashtu është legal në disa shtete të Shteteve të Bashkuara dhe Australi.

Shumë shtete lejojnë që kanabisi të përdoret për qëllime shëndetësore.

Kanabisi vazhdon të jetë i jashtëligjshëm për minorët dhe kjo drogë nuk mund të konsumohet afër shkollave dhe këndeve të lojërave.

Legjislacioni pritet të votohet më 22 mars në Dhomën e Lartë të Parlamentit gjerman. Nga 1 prilli pritet të hyjë në fuqi lejimi për kultivimin dhe posedimin e sasive të vogla të kësaj droge për përdorim personal për të rriturit, ndërkaq kultivimi jokomercial nga klubet e kanabisit do të jetë legal nga 1 qershori./ REL

Previous Post

Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për 6 të dyshuarit për sulmin në M-NAV

Next Post

Uashingtoni harton një plan për krijimin e shtetit palestinez pas përfundimit të luftës në Gaza

Related Posts

Botë

Dronë mbi Gjermani, Aeroporti i Mynihut mbyllet për gati 7 orë gjatë natës

03/10/2025
Botë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

02/10/2025
Botë

Izraeli ndalon shumicën e anijeve me ndihma të cilat ishin nisur për në Gazë

02/10/2025
Botë

Incident në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia

02/10/2025
Aktuale

Terror apo siguri kombëtare? Izraeli përplas anijet me ndihma, arrestohet sërish Greta Thunberg (VIDEO)

02/10/2025
Botë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, zyra e tij njofton se nuk do marrë pjesë në samitin e BE-së në Kopenhagen

01/10/2025
Next Post
Uashingtoni harton një plan për krijimin e shtetit palestinez pas përfundimit të luftës në Gaza

Uashingtoni harton një plan për krijimin e shtetit palestinez pas përfundimit të luftës në Gaza

Tetori rozë, 8 fakte të rëndësishme për kancerin e gjirit

03/10/2025

Horoskopi, lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

03/10/2025

Dronë mbi Gjermani, Aeroporti i Mynihut mbyllet për gati 7 orë gjatë natës

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk