Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjermania ka prioritet integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

25/09/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është prioritet i Gjermanisë, deklaroi këshilltarja e Lartë e Përfaqësuesit Special të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Valeska Esch, në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci që po mbahet në Prishtinë.

Ajo tha se Procesi i Berlinit është esencial për mbështetjen e rajonit në rrugën e tij drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

“Për ne është edhe më e rëndësishme integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe për ata që duan të anëtarësohen në NATO… Është një çështje që ka mjaft konsensus dypartiak mes pothuajse të gjitha partive politike në Bundestagun gjerman. Pra, mund të jeni vërtet të sigurt se edhe një qeveri e ardhshme gjermane do të mbajë fokusin në rajon. Gjermania vazhdon të jetë ndër donatorët dhe investitorët më të mëdhenj në të gjithë rajonin. Dhe do të doja të përmend shkurtimisht edhe Procesin e Berlinit, i cili është një format që kjo qeveri e ka ringjallur, apo rigjallëruar dhe e konsiderojmë kyç në mbështetjen e rajonit në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Në panelin e diskutimit për fokusin e BE-së ndaj Ballkanit, analisti i pavarur Agon Maliqi tha se ka një vrull të ri për zgjerimin e BE-së pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë.

“Po, ka një vrull të ri për zgjerimin që vjen pas luftës në Ukrainë. Por vërtet ndjej se tashmë ka filluar të zbehet. Pra, sepse kjo është një dritare që hapet dhe më pas mund të zbehet shumë lehtë. Kam frikë se faktorët shtytës dhe tërheqës, të dy faktorëve nga BE-ja dhe faktorët shtytës nga rajoni po dobësohen. Problemi kryesor që ambasadori përmendi trenin, kur tha se kur të vijë treni, duhet të jeni gati të hidheni…Ne po rifillojmë, po ri-hyjmë në një momentum të ri nga një pozicion shumë më i keq. Ose nga standardet e demokracisë, merrni për shembull rastin e Serbisë, kështu që kush do të donte të pranonte një vend me atë shkallë autokracie një regjim tjetër të tipit Victor Orban në BE. Ose në rastin e Kosovës, të mos njohësve (shteteve mos njohëse), ne nuk kemi shanse as t’i marrim. Për shkak të kësaj, dhe të gjitha këto janë çështje që procesi i zgjerimit të BE-së është dashur t’i zgjidhë gjatë dekadës së fundit”, tha ai.

Jelena Dzankic nga Qendra Robert Schuman, Instituti Universitar Evropian në Firencë të Italisë tha se është krijuar një momentum i ri për zgjerimin e BE-së.

“Ky është një moment i ri është një lloj mundësie për rajonin dhe nuk është për hir të Ballkanit Perëndimor. Ne të gjithë e dimë pse zgjerimi është ringjallur. Ai është rigjallëruar si një mjet për të siguruar Evropën, jo domosdo për hir të vetë rajonit. Tani, kur mendojmë për këtë, kur mendojmë për rajonin në një perspektivë më globale, mund të shihni disa dinamika, tani mungesa e fokusit të duhur ose fokusi që pret rajoni nga miqtë euroatlantikë është diçka që ka hapur një lloj vakumi, kështu që kjo mungesë interesi, mungesa e angazhimit siç pritej ka mundësuar krijimin e varësive nga Rusia e Kina, veçanërisht ato ekonomike, dhe nuk ka lejuar që shoqëria demokratike në këto vende të lulëzojë. Çfarë ndodh kur e keni situatën në terren të kombinuar me mungesën e interesit nga BE, padyshim keni krijimin e bastioneve të pushtetit lokal, të cilat destabilizojnë më tej rajonin”, tha ajo./Kosovapress

Previous Post

Gostivari mund Shkëndijën dhe ndalet në vendin e parë të renditjes tabelare

Next Post

Vuçiq takim “kokë më kokë” me presidentin e Iranit, tema e bisedës: Kosova

Related Posts

Botë

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

15/08/2025
Rajon

Incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi, hidhen mjete piroteknike ndaj protestuesve

15/08/2025
Aktuale

Takimi Trump-Putin në Alaska, zbardhet axhenda/ Bisedimet pritet të zgjasin shtatë orë

15/08/2025
Botë

Dhjetëra të vdekur e qindra të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm në Indi

14/08/2025
Botë

​Aeroplani qeveritar rus ulet në Alaska

14/08/2025
Botë

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14/08/2025
Next Post

Vuçiq takim “kokë më kokë” me presidentin e Iranit, tema e bisedës: Kosova

Mickoski me mesazh të prerë për BDI-në: Mos shpresoni në zgjedhje të parakohshme!

15/08/2025

Lidhje digjitale mes MPB dhe “Gazeta zyrtare”, për publikim më të lehtë të dokumenteve të humbura

15/08/2025

Tripunovski: Pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk