Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

07/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në Gjermani.

Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po kërkohen gjithnjë e më shumë në Gjermani për të plotësuar nevojat në tregun e punës në vend.Por pengesat burokratike deri tani kanë qenë të vështira për migrantët duke u bërë pengesë për vazhdimin e karrierës së tyre në Gjermani. Një lajm i mirë në këtë kontekst vjen nga Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Në Gjermani po njihen gjithnjë e më shumë diplomat profesionale nga vendet e tjera.

Kuota vitin e kaluar u rrit ndjeshëm. Më 2024 janë vlerësuar pozitivisht rreth 79.100 aplikime – kësisoj rritja është me 21 përqind më shumë se në vitin 2023, vënë në dukje staticienët nga Visbadeni: “Që nga fillimi i regjistrimit të përbashkët në nivel landi dhe federate të procedurës së rregullt të njohjes së diplomave profesionale në vitin 2016 numri është rritur vazhdimisht dhe është trefishuar.”

Kërkohen urgjentisht punonjës të kualifikuar

Për ekonominë dhe shtetin social ky është një zhvillim i mirë. Sepse sipas ekonomistëve Gjermania ka nevojë për punonjës të huaj, pasi në 15 vitet e ardhshme gati një e treta e të punësuarve do të dalin në pension. “Numri i punonjësit nga brezi më i ri nuk do të mund të plotësojnë boshllëkun që do të krijojë dalja në pension e brezit të të lindurve në vitet 1960”, theksojnë staticienët.

“Kjo në perspektivë afatgjatë vë nën presion sistemet e sigurimit social, sepse shumë njerëz do të duhet të paguhen nga një numër më i vogël njerëzish të punësuar që pagujanë kontributet dhe tatimet”, i tha agjencisë Reuters Stefan Kooths nga Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel. “Kjo ashpërson konfliktet e shpërndarjes.” Pa reforma rrënjësore do të rriten kuotzacionet e të punësuarve për sigurimet sociale, gjë që e bën vendin jo tërheqës për investime dhe për punonjësit e kualifikuar.

Turqia renditet e para

Turqia kreson me numrin më të lartë të 9200 diplomave profesionale të njohura në Gjermani: Krahasuar me vitin 2023 rritja ka qenë rreth 2600 më shumë. Pason Ukraina me 6400, dyfish më shumë se më 2023. Janë pranuar edhe punonjës me kualifikime nga vende si Tunizia, India dhe Siria me mbi 4000 deri në 5000 njohje diplomash. Gjithashtu diplomat profesionale nga Bosnje-Hercegovina dhe Filipinet janë vlerësuar pozitivisht.

Profesionet më të kërkuara janë kujdestari në sektorin e shëndetësisë si dhe infermieri. Për këtë grup profesionesh janë njohur rreth 19 përqind diploma më shumë se një vit më parë.

Në vend të dytë pason me 11.000 njohje diplomash profesioni i mjekut dhe në vend të tretë inxhnieria me 4400 procedura të vlerësuara pozitivisht. Pasojnë profesioni i mësuesit, fizioterapsit dhe edukatorë./DW

Previous Post

Toshkovski nuk ka dyshime se aktualisht po kryhen përgjime të paligjshme

Next Post

Ish-banorja e Big-Brother shtrihet në spital: Ky virus nuk ish me bo hajgare

Related Posts

Botë

Orban parashikon kaos nëse partia pro BE-së i fiton zgjedhjet e ardhshme

07/09/2025
Botë

Vërshim protestuesish në Bruksel, kërkojnë qëndrim më të fortë nga BE kundër Izraelit

07/09/2025
Botë

Belgjika planifikon dërgimin e ushtrisë në Bruksel për të luftuar bandat e drogës

07/09/2025
Botë

Shira të rrëmbyeshme e përmbytje të paprecedenta në Suedi

07/09/2025
Botë

SHBA-të të hapura për sanksione ndaj vendeve që blejnë naftë ruse

07/09/2025
Botë

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme e Ukrainë

07/09/2025
Next Post

Ish-banorja e Big-Brother shtrihet në spital: Ky virus nuk ish me bo hajgare

​Vajza e Bill Gates ndahet nga nipi i Paul McCartney

07/09/2025

​Khloe Kardashian e Tristan Thompson bashkohen për ditën e parë të shkollës së vajzës së tyre

07/09/2025

Martohet djali i Arnold Schwarzenegger

07/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk