Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gjermani, më lehtë deri te pasaporta dhe shtetësia e dyfishtë

23/08/2023
Gjermani, më lehtë deri te pasaporta dhe shtetësia e dyfishtë
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kabineti gjerman i ka miratuar më 23 gusht planet për ta lehtësuar rrugën drejt shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë shtetësi të dyfishtë.

Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani.

Ata që janë veçanërisht të integruar mirë dhe kanë aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane do të mund ta marrin nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh.

Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga ndihmat sociale të shtetit, megjithëse do të ketë përjashtime nga ky kusht.

Projektligji do t’ua hapë gjithashtu derën më shumë njerëzve që të mbajnë nënshtetësi të dyfishtë, përfshirë ata nga komuniteti i madh turk i Gjermanisë.

Rruga drejt shtetësisë ka mbetur e vështirë për shumë emigrantë nga Turqia dhe vende të tjera që erdhën në Gjermani si të ashtuquajtur “punëtorë mysafirë” në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.

E drejta për shtetësi të dyfishtë në përgjithësi është aktualisht e kufizuar për qytetarët e BE-së dhe zviceranëve, megjithëse janë bërë disa përjashtime.

Rishikimi i legjislacionit ishte një premtim kryesor i bërë nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë e kancelarit Olaf Scholz kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2021.

Vendi me ekonominë më të madhe në Evropë po përpiqet gjithashtu të tërheqë punëtorë të huaj për t’i plotësuar mungesat akute të fuqisë punëtore dhe dëshiron ta bëjë veten një destinacion më tërheqës.

Ligji i ri pasqyron “shoqërinë e larmishme” të Gjermanisë, tha në një konferencë shtypi ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

Gjermania ishte në një “konkurrencë globale për mendjet më të mira” dhe do ta përmirësonte ofertën e saj për punëtorët potencial duke ofruar një rrugë të qartë drejt shtetësisë, tha Faeser.

Previous Post

Spasovski: E drejta e qytetarëve, jo në pikëpyetje

Next Post

Gabriel Escobar nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Related Posts

Botë

9 anije të Flotiljes “Një mijë Madlene” vazhdojnë drejt Gazës në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite

03/10/2025
Botë

“Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë FERRI” – Trump me ultimatum ndaj Hamasit

03/10/2025
Botë

Ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivist drejt Gazës, Netanyahu përgëzon marinën izraelite

03/10/2025
Botë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

03/10/2025
Botë

Dronë mbi Gjermani, Aeroporti i Mynihut mbyllet për gati 7 orë gjatë natës

03/10/2025
Botë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

02/10/2025
Next Post
Gabriel Escobar nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Gabriel Escobar nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Kasami: Kjo s’është vetëm fushatë, por edhe mision jetik për ta ndryshuar Tetovën

03/10/2025

Erëra të forta dhe bora kaplojnë rajonin e Mavrovës,ndërpritet energjia elektrike

03/10/2025

Elmazi: Premtime që u harruan për vite, ne do t’i bëjmë realitet

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk