Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Gjajiqi nuk dëshiron që Shqipëria të jetë kundërshtare e Serbisë: Mos e bëjë Zot

26/11/2023
Gjajiqi nuk dëshiron që Shqipëria të jetë kundërshtare e Serbisë: Mos e bëjë Zot
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia mund të jetë kundërshtare e Kombëtares së Shqipërisë në futboll në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Derisa Shqipëria është në vazon e dytë, Serbia është në vazon e fundit, përkatësisht të katërt, së bashku me Italinë, Zvicrën dhe tre fituesit e plejofit.

Shorti për Kampionat Evropian po pritet me interesim shumë të madh. Shorti do të tërhiqet më 2 dhjetor prej orës 18:00 në Hamburg. Në Federatën e Futbollit të Serbisë i frikësohen një përballjeje me Shqipërinë në Evropianin e futbollit. Këtë e ka lënë të kuptohet Dragan Gjajiq, president i Federatës serbe të futbollit. Gjajiq vlerësohet legjendë e futbollit në Serbi, ndërsa është në krye të federatës së këtij vendi.

“Të gjithë kemi të drejtë në dëshira. Por dëshirat janë një gjë e realiteti gjë tjetër. Kë do që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm mos ta kemi Gjermaninë, Spanjën, Francën”, ka thënë Gjajiq për mediumin serb “sportal”. “Janë të vështirë, por të vështira janë edhe Rumania, mos e bëjë Zot, Shqipëria… Të gjitha këto mund të na shkaktojnë një problem të caktuar. Ne duhet të vlerësojmë sukseset tona dhe lojtarët, por mos të nënçmojmë. Duhet të jemi real që të bëjmë hapin para”, ka shtuar Gjajiq.

Ndeshja eventuale Shqipëri – Serbi do të ishte e rrezikshmërisë së lartë dhe do të pritej me shumë interesim. Serbia është përballur dy herë me Zvicrën në Botëror dhe që të dy ndeshjet ishin shumë të përfolura dhe me zhvillime. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin protagonistë të atyre dy ndeshjeve, në Rusi dhe në Katar. Shqipëria për herë të dytë paraqitet në Kampionatin Evropian të futbollit. Për herë të parë u paraqit në Euro 2016, ku nuk e kaloi grupin.

Shqipëria ka pasur kampanjë shumë të suksesshme kualifikuese. Ka fituar grupin ku ishin Çekia dhe Polonia. Gjajiqi nuk është i vetmi në Serbi që me dëshirë do të shmangte përballjen me Shqipërinë.

Previous Post

KRRE njofton: Nga 1 dhjetori nis tarifa e lirë ditore, prej 13:00 deri në 15:00

Next Post

Apasiev paralajmëron bashkëpunim me Mickoskin për qeverinë e re: Ne jemi idealistë, por as pragmatizmin nuk e kemi të huaj

Related Posts

Maqedoni

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025
Maqedoni

FC Shkupi arkëton pikën e parë në kampionat, barazon me Rabotniçkin

04/10/2025
Sport

Liverpooli i bën gati 150 milionë euro për pasardhësin e Salahut

04/10/2025
Rajon

Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë!

03/10/2025
Sport

Alisson humb tetë ndeshje me rëndësi, kaq javë do jetë jashtë fushave

03/10/2025
Sport

Sylvinho publikon listën për finalen me Serbinë, emri i vetëm i ri vjen nga Shkëndija

03/10/2025
Next Post
Apasiev paralajmëron bashkëpunim me Mickoskin për qeverinë e re: Ne jemi idealistë, por as pragmatizmin nuk e kemi të huaj

Apasiev paralajmëron bashkëpunim me Mickoskin për qeverinë e re: Ne jemi idealistë, por as pragmatizmin nuk e kemi të huaj

Shtyhet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4!Arsyeja do t’ju çudisë

04/10/2025

Dauti: Atë që BDI s’e bëri për 4 vite, ne e bëmë për një vit qeverisje, gjuha shqipe kudo në tabela!

04/10/2025

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk