Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ginovska: Me përgjegjësi të plotë deklaroj se në Kriva Rekë nuk ka cianid disa qindra herë mbi nivelin e lejuar

04/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, sot mbajti konferencë për media lidhur me ngjarjet në minierën e Toranicës, në të cilën raportoi se çështja është trajtuar me shumë seriozitet, edhe pse sipas saj, persona të caktuar kanë dalë me informata të pasakta dhe gjysmë të sakta dhe kanë arritur të krijojnë konfuzion në popullatë.

“Tani do të flas me fakte, pasi ISHM ka mbyllur një kapitull për këtë mbikëqyrje për të ndalur të gjitha spekulimet që po përhapen në opinion: Më datë 14 mars, nga kompania BULMAK 2016, kam marrë një njoftim me e-mail për një incident ku ka pasur plasaritje të një tubi uji teknologjik nga tubuesi i ujit deri te impianti i flotacionit. Në përputhje me kompetencat e mia ligjore, menjëherë kam dhënë urdhër për inspektim të jashtëzakonshëm dhe inspektorët shtetërorë kanë dalë menjëherë në terren”, tha Ginovska.

Kompania BULMAK 2016, shtoi ajo, është dënuar me gjobë prej 180.000-200.000 euro për personin juridik dhe 10.000 euro për personin përgjegjës, gjobë e cila është më e madhja në ligjin mjedisor, kompania ka nënshkruar marrëveshje dhe çështja i është dorëzuar Komisionit për Zgjidhje, që është në varësi të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kompania BULMAK, nga ISHM është ngarkuar me vendim që më 24 mars 2025 të marrë masa për vlerësimin e dëmeve të mundshme në mjedis që do të bëhet nga ekspertë të jashtëm dhe menjëherë pas marrjes së raportit zyrtar do të tregojë nëse ka pasur ndikim në tokë, ujë dhe gjallesave, nëse ka lënë pasoja në mjedis”, tha Ginovska.

Drejtoresha e ISHM-së bëri të ditur se do të marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me ligjin dhe do të informojë publikun për hapat e ardhshëm.

‘I mohoj spekulimet se atë ditë inspektorët e ISHM nuk kanë dalë në terren. I hedh poshtë të gjitha akuzat ku thuhej se kam deklaruar se është derdhur vetëm ujë. Një deklaratë e tillë nuk ekziston askund. I mohoj spekulimet se ka ngordhje peshqish në Kriva Rekë, nga data 14.03.2025 e deri më sot nuk është vërejtur kjo, dhe dua që opinioni të jetë i vetëdijshëm se ECOCID nuk vërtetohet me 1 litër ujë të marrë nga 1 vend dhe vetëm me 1 mostër, por me një analizë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, tha Ginovska për mediat.

Ajo tha se me përgjegjësi pohon se në Kriva Rekë nuk ka cianid disa qindra herë mbi nivelin e lejuar, duke shtuar se ky incident mjedisor tregoi dobësitë e sistemit që ka trashëguar, duke premtuar se ky rast do të ketë zgjidhje ligjore, dhe opinioni do të informohet për të gjitha masat e ndërmarra nga inspektorati.

 

Previous Post

Gjesti “kërcënon” Noizyn dhe Dafina Zeqiri nga BBVA

Next Post

Policia jep detaje për vdekjen e zyrtarit policor: Dyshohet për vetëvrasje

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Policia jep detaje për vdekjen e zyrtarit policor: Dyshohet për vetëvrasje

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk