Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gashi uron Ditën e pavarësisë: Ky amanet na obligon që të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe të qëndrueshëm

08/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar 34-vjetorin e pavararësisë së shtetit.

Sipas tij, dita e pavarësisë është një moment i veçantë dhe një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e mëdha të këtij shteti si dhe për të kujtuar se pavarësia nuk është thjesht një dhuratë, “por një amanet i trashëguar nga e kaluara, detyrim për të tashmen dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë”.

“Ky amanet na obligon që të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe të qëndrueshëm, ku çdo qytetar të ndjehet i barabartë dhe i respektuar, pa asnjë dallim”, thotë kryeparlamentari Gashi.

Në këtë përvjetor, mesazhi i tij për qytetarët është madje që të bashkohemi rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit për të përmbushur aspiratat e vendit tonë.

“Është koha që secili prej nesh të japë kontributin e tij në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend”, shton mes tjerash Gashi.
 
Në porosinë e tij ai shprehet se duhet punuar së bashku për një shtet më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ku dallimet tona janë pasuri dhe jo pengesë.

Vetëm me unitet dhe angazhim të përbashkët, siç thotë ai, “mund të realizojmë vizionin për një të ardhme të ndritur për shtetin dhe për brezat që do të vijnë”.

“Maqedonia e Veriut, 34 vjet pas shpalljes së pavarësisë, është një shtet që ka avancuar në shumë aspekte dhe ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare. Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ky është një moment që na kërkon të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Urime 8 Shtatorin- Ditën e pavarësisë!, thekson Gashi

Previous Post

BDI: “Bota serbe” këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ka një mesazh për politikanët maqedonas!

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ka një mesazh për politikanët maqedonas!

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk