Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gashi: Po punojmë për ngritjen e kulturës politike në vend

03/05/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, në një intervistë për emisionin “Agjenda 35”, theksoi se ngritja e kulturës politike në vend është një ndër prioritetet kryesore të institucionit që ai drejton. Ai tha se perceptimi i përgjithshëm për politikën në vend nuk është në nivelin e duhur, por po ndërmerren hapa konkretë për ta ndryshuar këtë realitet.

“Politika në vendin tonë për tri dekada ka ndërtuar një kulturë që nuk mund të ndryshohet përmes një hapi të vetëm, por ne jemi të bindur se me përkushtim dhe vullnet të sinqertë mund të sjellim përmirësime të ndjeshme”, u shpreh Gashi.

Ai theksoi se Kuvendi, në bashkëpunim me NDI-në dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Komisionin për çështje të rregullores dhe imunitetit, ku po punohet për hartimin e një kodi të ri etik për deputetët.

“Që nga dita e parë, ndoshta që me fjalinë e parë nga pozicioni i kryetarit, kam theksuar rëndësinë e respektimit të kodit etik. Bëj gjithçka që mundem si kryetar i Parlamentit për të afruar deputetët me njëri-tjetrin, për të ndërhyrë në kohë, për të shmangur tensionet”, shtoi Gashi, duke theksuar se përpjekjet e tij janë vërejtur dhe vlerësuar si të paanshme nga të gjitha grupet parlamentare.

Sipas tij, përmirësimi i klimës politike nuk është vetëm përgjegjësi e Parlamentit, por një reflektim i përgjithshëm i marrëdhënieve mes forcave politike dhe i sjelljes në diskursin publik.

“Kultura politike është pasqyrë e mënyrës se si sillemi mes vete si politikanë, si e trajtojmë njëri-tjetrin në Parlament dhe jashtë tij. Dhe ajo që përçojmë te qytetarët, përmes kësaj retorike dhe sjelljeje, formon perceptimin për ne si deputetë dhe si liderë politikë”, përmbylli Gashi.

Previous Post

Tronditet Shkupi,burri vret gruan

Next Post

Barcelona e ka të gatshëm ‘Lamine Yamalin e ardhshëm’ – del në skenë 13-vjeçari nga La Masia (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Kulla e gënjeshtrave u shemb më 19 tetor!

24/10/2025
Maqedoni

2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar

24/10/2025
Maqedoni

Tetovë – Tre shoferë arrestohen për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gostivar–Tetovë

24/10/2025
Aktuale

KSHZ i hodhi poshtë të gjitha 57 ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale

24/10/2025
Maqedoni

Vlerësimi i parë nga Brukseli, Mercier: Zgjedhjet lokale në RMV ishin konkurruese

24/10/2025
Aktuale

Zgjedhjet që ‘tronditën’ BDI-në, vjen paralajmërimi i fortë: Fundi i epokës së Ali Ahmetit, tani koha e…!

24/10/2025
Next Post

Barcelona e ka të gatshëm ‘Lamine Yamalin e ardhshëm’ – del në skenë 13-vjeçari nga La Masia (VIDEO)

VLEN: Kulla e gënjeshtrave u shemb më 19 tetor!

24/10/2025

2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar

24/10/2025

Tetovë – Tre shoferë arrestohen për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gostivar–Tetovë

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk