Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gashi: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, nuk ka më kuptim të vazhdojë kjo shumicë e brishtë

31/07/2023
Gashi: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, nuk ka më kuptim të vazhdojë kjo shumicë e brishtë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, në një intervistë për “Lokalno” thotë se ai personalisht do të donte të kalojnë ndryshimet kushtetuese, por thekson se nuk varet nga numri i deputetëve të partisë së tij. Ai shton se për mënyrën përfundimtare të votimit të deputetëve të partisë së tij do të vendosin organet partiake.

“Unë do të doja që të kalojnë dhe ne ta vazhdojmë rrugën tonë integruese. Megjithatë, kjo nuk varet nga numri ynë i deputetëve. Nëse flasim hipotetikisht, madje edhe nëse është mënyra që mundet më së miri të gabohet, në rast se nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, nuk ka më kuptim të vazhdojë kjo shumicë e brishtë, dhe prandaj do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, për gjetjen e një zgjidhjeje për procesin e integrimit evropian. Për atë si do të duket ajo rrugë për Shqipërinë dhe vendet e tjera, mendoj se nuk duhet të ngarkohemi. Ne i urojmë vetëm fat Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse nuk mund të jem modest, për mua është krenari që me hyrjen tonë në qeveri në vitin 2021, arritëm të ndihmojmë në marrjen e datës për negociata për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ndërsa në lidhje me atë sila do të ishte perspektiva jonë pa integrimin evropian, do të përmbahesha nga komenti, sepse në asnjë rast nuk mund ta imagjinoj një skenar të tillë. Por, të jeni të sigurt se do të jetë errësirë”, tha ai.

Ai thotë se sipas informacioneve të tij ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë, sepse siç thekson ai: “vetë mënyra se si është miratuar propozimi në Kuvend flet për atë se shumica në pushtet nuk e ka mendjen në atë nëse do të kalojnë ndryshimet kushtetuese, por për të vendosë opozitën në tundim dhe kjo të ketë ndikim në rezultatin e ardhshëm zgjedhor”.

Porosit se edhe nëse ka ndonjë ndikim nga Lindja, si nga Rusia apo Kina, për të parandaluar procesin e integrimit evropian, kjo nuk duhet të na frikësojë, sepse shoqëria jonë është e vendosur fort për kursin perëndimor.

Për luftën kundër korrupsionit dhe daljen nga gjendja e keqe, Gashi konsiderpn se nevojitet një ridefinim i plotë i sistemit gjyqësor nën mbështetjn e institucioneve juridike të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Gashi pret më shumëqë nga vetë maja e BDI-së të gjenden në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lidhur me bashkimin e opozitës shqiptare në një bllok të përbashkët, Gashi thotë se duhet të ngrihen mbi interesat personale, partiake e të tjera dhe të bashkohen jo vetëm për të “rrëzimin e BDI-së së korruptuar, por për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve”.

Në pyetjen nëse do të bënin koalicion me VMRO-DPMNE-në nëse partia e Mickoskit fiton zgjedhjet e ardhshme, Gashi thekson se ata nuk i zgjedhin partnerët sipas emrit apo ngjyrës, por, siç thotë, nga përcaktimet programore dhe marrëveshjet politike për bashkëpunim.

Previous Post

Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari, ja për çka akuzohen

Next Post

Azizi: Po dështon propaganda e BDI-së për ta mashtruar opinionin!

Related Posts

Maqedoni

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025
__kateg

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Maqedoni

Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë

17/09/2025
Maqedoni

Struga – Shkëndija barazojnë, humb Shkupi

17/09/2025
Maqedoni

Kryetari Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

17/09/2025
Maqedoni

VLEN akuzon Bujar Osmanin për prokurime korruptive në MPJ: “Shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat automjete”

17/09/2025
Next Post
Azizi: Po dështon propaganda e BDI-së për ta mashtruar opinionin!

Azizi: Po dështon propaganda e BDI-së për ta mashtruar opinionin!

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

17/09/2025

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk