Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

28/04/2024
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

-Kryeministri i ardhshëm së pari duhet të bisedojë me ne, për shtetin është më së miri që në qeverinë e re të ketë edhe përfaqësues të shqiptarëve, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të bindemi së bashku me partnerin e ardhshëm, për të hyrë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, shprehet në intervistë për MIA-n Afrim Gashi, kryetar i partisë politike Alternativa dhe bartës i listës së kandidatëve të koalicionit “Vlen” në Njësinë e dytë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave kandidati i tyre Arben Taravari fitoi 83.393 ose 9,20 për qind, e në Gostivar 75 vota më shumë se Bujar Osmani nga Fronti Evropian i BDI-së në pushtet, i cili, nga ana e tij, fitoi 121.088 vota ose 13,37 për qind, shprehet se shqiptarëve u mungon prej kohësh kultura për pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet presidenciale.

Gashi sqaron se ka diferencë të madhe në kulturën e votimit në zgjedhjet presidenciale, lokale dhe parlamentare, ndërsa si shembull e përmendi rastin e numrit të ndryshëm të votave që i ka marrë Imer Selmani në vitin 2009, si kandidat presidencial dhe si lider i partisë në zgjedhjet e atëhershme të dyfishta presidenciale dhe lokale.

“Do t’ju jap shembullin më plastik nga viti 2009, kur kishte zgjedhje presidenciale dhe lokale njëkohësisht, në të njëjtën ditë kur Imer Selmani, i cili ishte kandidat presidencial, ishte edhe kryetar i Demokracisë së Re. Si kandidat presidencial, atë ditë ai fitoi 150.000 vota , ndërsa si parti rreth 50.000 vota. Njerëzit votojnë ndryshe në zgjedhje të ndryshme. Argumenti i dytë është se nuk ka gjasa që një shqiptar të bëhet president në zgjedhje të drejtpërdrejta. Shqiptarëve u ka munguar prej kohësh kultura e pjesëmarrjes më të madhe në zgjedhjet presidenciale. Është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare, kur ka pjesëmarrje më të madhe, do të tregohet ky vullnet. Derisa të gjithë votuesit e BDI-së që ata i kontrollojnë në mënyrë klienteliste, pjesës më të madh i japin rryshfet, ose i kërcënojnë, votuesit tanë me vullnetin e tyre dalin ose nuk dalin në votime. Perceptimi ynë është se më 8 maj, do të jetë pjesëmarrja më e madhe dhe do të shihni se ka dallim të madh edhe në Tetovë edhe në Gostivar, Çair dhe në të gjitha qytetet”, shprehet Gashi.

Previous Post

Bytyqi nga Buteli: Rezultati është zero-zero dhe më 8 maj për fituesin do të vendosim bashkë

Next Post

89 vjeçari nga Maqedonia denohet me burg në Gjermani pasi vrau gruan e tij

Related Posts

Maqedoni

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Maqedoni

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025
Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Next Post
89 vjeçari nga Maqedonia denohet me burg në Gjermani pasi vrau gruan e tij

89 vjeçari nga Maqedonia denohet me burg në Gjermani pasi vrau gruan e tij

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk