Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gashi: Kuvendi është i gatshëm në çdo kohë të fillojë procesin e ndryshimeve kushtetuese

11/12/2024
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me kushtëzimin nga Bullgaria, Parlamenti është i gatshëm në çdo kohë të fillojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, që vendin po e mbajnë në bllokadë. Megjithatë, nevojitet konsensus dhe vullnet politik që procesi të ecë përpara në përputhje me standardet e BE-së dhe të mos pengohet nga çështjet dypalëshe, deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Konferencën e Shtatë Plenare të KKBE-MK-së.

Ai vlerëson se si vend kemi mungesë të kohës dhe se duhet të jemi shumë të aftë për të gjetur formulën e duhur se si të veprojmë.

Gashi, në fjalimin në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se çështjet dypalëshe nuk duhet të shkaktojnë pengesë për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe vlerësoi se çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, duhet të zgjidh çështjet dypalëshe pa ndikuar ato në përpjekjet për të realizuar integrimin evropian.

“Fuqishëm besoj se zgjerimi është i mundur nëse rajoni është i lidhur ngushtë me BE-në përmes lidhjes së vlerave të përbashkëta, demokracisë. Përforcimi i lidhjeve me fqinjët është pjesë e patjetërsueshme e strategjisë sonë të integrimit evropian”, tha Gashi.

Sipas tij, progresi i Shqipërisë, edhe pse tregoi një avantazh në raport me Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasyshë kushtet e njohura, megjithatë, tha, tregon se BE-ja është serioze sa i përket zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe se është e interesuar për stabilitet dhe rajon të integruar.

Gashi theksoi se Kuvendi vazhdimisht po punon për miratimin e ligjeve dhe reformave, të nevojshme për harmonizimin e legjislacionit dhe se do të vazhdojë të jetë partner besnik dhe i palëkundur për arritjen e këtij qëllimi strategjik.

“Kuvendi është institucion kryesor në shtet dhe duke dashur të vazhdojmë procesin kur të kemi përcaktuar qëllimet tona strategjike, normalisht është se në Parlament duhet të zhvillohet debati kryesor. Edhe unë nga dita e parë po angazhohem për këtë dhe jam në dispozicionin e të gjithëve, të cilët do të ndihmojë në lëvizjen e Parlamentit në atë drejtim. Kjo ngjarje është mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar diskutim cilësor për angazhimin tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE. Sot derisa të diskutohet për vlerat themelore për BE-në, mund të shohim vendosshmëri dhe seriozitet të shtetit për të përmirësuar statusin tonë ndaj BE-së”, tha Gashi.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, si edhe deri tani, ka harmonizuar 40 për qind të legjislacionit të saj me atë të BE-së.

“Ky progres është dëshmi e përkushtimit tonë për t’u integruar në BE. Çdo ligj dhe reformë kontribuon në standardet e BE-së, ka edhe shumë, punë prandaj jemi të përkushtuar në reformat të cilat na çojnë drejt BE-së. Maqedonia e Veriut ka kaluar rrugë të gjatë me shumë viktima dhe shumë sfida. Ne kemi bërë hapa të mëdha dhe kemi arritur standarde të mëdha. Jam i bindur se ky përkushtim do të kurorëzohet me të gjithë anëtarësimin e vendit në BE. Integrimi drejt Unionit është alternativa e vetme për të siguruar zhvillim dhe prosperitet të qëndrueshëm të vendit”, tha Gashi.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi se si vend kemi mungesë të kohës dhe se duhet të jemi shumë të zgjuar për të gjetur formulën e duhur se si të veprojmë.

“Nëse qëndrojmë në ,vend kushtet ndryshojnë, jemi në garë me kohën, por nga ana tjetër, nëse veproni shpejt, ekziston rreziku që të gjendeni në një situatë zero dhe është vërtet e vështirë të gjesh formulën se si të veprosh. Pas 23 vite ve nga Samiti i Selanikut, kanë ndodhur shumë punë në skenën gjeopolitike – aneksimi i Krimes, agresioni rus ndaj Ukrainës edhe kjo në një farë mënyre ridefinoi disa procese dhe koncepte se si do të lëvizë BE-ja. Tani më shumë i takon BE-së të gjejë një mekanizëm për të na marrë përsipër, ndërsa nuk janë më pak të rëndësishme detyrat tona të shtëpisë që duhet t’i mbarojmë. Por, mendoj se duhet të shohim nëse me këtë qasje vazhdojmë tutje, pasi ende, gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë jashtë. Mendoj se duhet të qasemi drejtë konceptit të ri dhe mendoj se është koha për ridefinimin e procesit të zgjerimit që duhet të jetë debat brenda në BE”, përfundoi Gashi në fjalimin e tij në Konferencën e Shtatë Plenare të KKBE-MK, që mbahet në Kuvend.

Previous Post

Zv/kryeministri Mexhiti vizitë pune në Vjenë,në këshillin e 22-të ministror të komunitetit të energjisë

Next Post

Testimi i vaksinës së parë kundër kancerit të mushkërive ka nisur në shtatë vende

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Testimi i vaksinës së parë kundër kancerit të mushkërive ka nisur në shtatë vende

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk