Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Gashi flet për formimin e Qeverisë Kurti 3, zbulon këto parti që do t’i ketë partnerë!

19/02/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.

Kjo parti ka fituar rreth 41 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.

Me 22.37 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.56 për qind të votave.

Lista Serbe ka fituar 3.98 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.

E në lidhje me këtë situatë të pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati, Tomë Gashi.

Ai thotë se LVV nuk ka qeverisur e vetme as pas fitores së zgjedhjeve të vititi 2021.

Sipas tij, LVV ka udhëhequr së bashku me Partinë Guxo dhe Alternativa dhe njësoj do të ndodhë edhe tani.

“LVV nuk ka qeverisë e vetme as në zgjedhjete e fituara si askush më parë më 14 Shkurt 2021.

Ku LVV me Partinë Guxo dhe Alternativa, me mbi 51% tani pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të ndodhë njejtë”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thekson që LVV nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe në asnjë mënyrë.

“LVV do të formojë Qeverinë Kurti 3, bashkë me Guxo & Alternativa dhe me Pakicat të tjera përveç me Listën Serbe të Vuçiqit”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Kutjojmë që në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.

Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote.

Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj.

Previous Post

Ageler: SHBA nuk mund të jetë garantues për anëtarësimin në BE

Next Post

Fejohet këngëtarja shqiptare?

Related Posts

__kateg

Përfundon qetë protesta në Hagë për drejtësi dhe liri

14/09/2025
__kateg

Ku ishte dje kryeministri Mickoski? Ja si përgjigjet Miteva

14/09/2025
__kateg

Bardhi shënon supergol, por fitoren e merr Alanyaspori

13/09/2025
__kateg

Arkitekti Michel Rojkind dhe Bujar Osmani e prezantuan “Vizionin Çair 2040”, zgjidhje për kaosin urbanistik

13/09/2025
__kateg

Mexhiti: Taravari është kthyer te “Bota Serbe”

08/09/2025
__kateg

Grossi paralajmëron për rreziqet e një bote me 25 fuqi bërthamore

07/09/2025
Next Post

Fejohet këngëtarja shqiptare?

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025

Përfundon qetë protesta në Hagë për drejtësi dhe liri

14/09/2025

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk