Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Garë e “egër” për Euro 2024, sulmuesit bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon

08/01/2024
Garë e “egër” për Euro 2024, sulmuesit bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të marrë pjesë për të dytën herë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor – 14 korrik). Kuqezinjtë u kualifikuan si të parët e grupit E.

Trajneri Sylvinho dhe skuadra kanë nisur përgatitjet për finalet e Euro 2024. Por vetëm 23 lojtarë do të udhëtojnë drejt tokës gjermane për t’u përballur me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Tekniku brazilian do t’i bazojë përzgjedhjet e tij në bazë të formës që do të kenë. Në sulm, konkurrenca është e madhe. Pjesa më e madhe e lojtarëve të repartit të avancuar po luajnë rregullisht dhe po bëjnë gola.

Sokol Cikalleshi dhe Taulant Seferi janë dy lojtarët që kanë realizuar nga 4 gola, respektivisht në Superligën turke dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në La Liga Myrto Uzuni vijon të bëjë mire, teksa ka gjetur dy herë rrjetën që pas kualifikimit të Shqipërisë.

Në Poloni gjithashtu dhe Ernest Muçi ka realizuar 2 gola në dy muajt e fundit të vitit të kaluar. Mes të cilëve njërin ndaj Aston Villas në Conference League.

Më pas, nga një gol kanë shënuar Mirlind Daku në Rusi, Arbnor Muja në Belgjikë dhe Armando Broja në FA Cup të Anglisë. Sulmuesi i Chelseat është ndër më të përfolurit sa i takon të ardhmes së tij.

Sylvinho është shprehur se ai e ka derën e hapur, por gjithçka do të varet nga forma e treguae deri në muajin maj. Kur dhe do të nisë grumbullimi i skuadrës kuqezi.

Por, krahas atyre që kanë dhënë kontribut në kualifikuese, ka dhe lojtarë që po bëjnë mirë. Dhe me të drejtë mund të jenë mes kandidatëve për të qenë pjesë e listës së skuadrës kuqezi të Europianit.

Rey Manaj rezulton të jetë sulmuesi me më shumë gola të shënuar që pas sigurimit të kualifikimit në Euro 2024. 26-vjeçari ka realizuar 6 gola në elitën e futbollit turk nga mesi i nëntorit e deri më tani.

Lushnjari mund të jetë një nga ata që mund të parakalojë ndonjërin nga lojtarët e grumbulluar gjatë vitit 2023. Gjithmonë nëse arrin të ruajë ritmin dhe të shënojë rregullisht, raporton Supersport.

Kujtojmë se Manaj është një njohje e vjetër për Sylvinhon, pasi trajneri i kombëtares së Shqipërisë ka punuar me sulmuesin në kohën kur ishte pjesë e Interit. Madje është shprehur se fjalën Shqipëri e dëgjoi për herë të parë nga Manaj.

E sigurt është që braziliani do e ketë të vështirë për të caktuar 23-n që do marrë me vete në Gjermani. Sidomos në repartin e avancuar. Sulmuesit do të garojnë në distancë me njëri-tjetrin për të caktuar se kush do të shkojë në Europian, skena ku çdokush ëndërron të jetë pjesë.

Previous Post

Raporti mjekësor për Sandulloviqin: BIA e rrahu keq, iu thye brinja e shtatë

Next Post

Rritet numri i të prekurve nga gripi

Related Posts

Aktuale

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025
Kosovë

Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s, ngrihet edhe Shqipëria

18/09/2025
Sport

E enjtja sjell gjashtë përballje në Ligën e Kampionëve, vëmendja te dy super-ndeshje

18/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Çairi meriton të ngjitet në majat e suksesit përmes investimeve në sport dhe rini

17/09/2025
Sport

PSG e nis Ligën e Kampionëve me fitore të thellë prej 4-0 ndaj Atalantës

17/09/2025
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

17/09/2025
Next Post
Rritet numri i të prekurve nga gripi

Rritet numri i të prekurve nga gripi

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk