Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ganiu mohon përçarjet mes grupit të zjarrit

05/07/2023
Ganiu mohon përçarjet mes grupit të zjarrit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Visar Ganiu mohon përçarjet brenda grupit të zjarrit duke thënë se ata së bashku i shqyrtojnë opsionet në tavolinë dhe se vendimet për aktivitetin e tyre politik i marrin së bashku. Megjithatë Ganiu tha se nuk mund të garantojë se të gjithë do të vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në të njëjtën linjë.

“Jo, për momentin nuk ka asnjë përçarje. Disa nga kolegët tanë janë në pushim, disa janë këtu, mendoj që tani do të kthehemi, do të ulemi dhe do të koordinohemi të gjithë, por, një gjë të tillë që ka përçarje e kam mësuar nga mediat. Çdoherë mendimet, qasjet dhe idetë i shqyrtojmë në tavolinë dhe aty vendosim të gjithë së bashku. Për asnjë njeri, në asnjë proces nuk mund të garantojmë që mund t’i qëndrojë deri në fund asaj ideje besnik ose mund të ketë ide të tjera. Kështu që kjo është demokracia”, tha Visar Ganiu, Fraksioni BDI.

Qëndrimi i kreut të Komunës së Çairit Visar Ganiu vjen pak ditë pas publikimit të informacioneve për përçarje brenda grupit të zjarrit në të cilat potencohej emri i Blerim Bexhetit si kundërshtar i formimit eventual të një lëvizje të re politike. Ganiu thotë se me Bexhetin ka komunikuar normalisht gjatë ditëve të fundit.

Për dallim nga Izet Mexhiti, kolegu i tij Visar Ganiu vlerëson se Fraksioni akoma shikon mundësitë për të vepruar brenda BDI-së, por, se as ai nuk e hedh poshtë opsionin e formimit të një lëvizje të re politike.

“As në këtë moment nuk e mohova. Çdoherë do të grumbullohemi dhe do të shohim për hapat e ardhshëm. Por ne në maksimum do ta shfrytëzomë hapësirën a do të mund të veprojmë brenda BDI-së. Në atë moment që do ta na i mbyllim dyert ne do të shohim opsione të tjera se si do të veprojmë”, deklaroi Visar Ganiu, Fraksioni BDI.

Fraksioni brenda BDI-së i konsideroi si jostatutare zgjedhjet e fundit në disa degë të BDI-së, të cilat, mes tjerash, larguan Izet Mexhitin nga kryesimi me degën e Çairit. Sipas grupit të zjarrit, statuti i partisë nuk njeh zgjedhjet “një anëtar – një votë” dhe ndryshimet nuk janë miratuar në Këshillin e përgjithshëm të partisë. /Alsat.mk

Previous Post

Kushtetuesja “ngrinë” përkatësin kombëtare në certifikata

Next Post

Përafrim qëndrimesh mes sindikatave dhe ministrave për pagat në sektorin publik

Related Posts

Aktuale

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025
Aktuale

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025
Maqedoni

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Maqedoni

E rëndë në Maqedoni – dy aksidente me fatalitet brenda pak orësh

02/11/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet

02/11/2025
Aktuale

Ja sa votues dolën deri në ora 9:00 (VIDEO)

02/11/2025
Next Post
Përafrim qëndrimesh mes sindikatave dhe ministrave për pagat në sektorin publik

Përafrim qëndrimesh mes sindikatave dhe ministrave për pagat në sektorin publik

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk