Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ndaj kandidatit të BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, duke e akuzuar se fushatën e tij për zgjedhjet e 19 tetorit e ka nisur në mënyrë “klandestine dhe me video klipe boshe ku dominon heshtja”. Sipas Ganiut, këto paraqitje dëshmojnë se Osmani është “i huaj për Çairin, një karrierist i vetmuar që udhëhiqet nga maksima ‘qëllimi i arsyeton mjetet’ dhe që për ambicie personale është në gjendje të shkelë mbi njerëz”. Në një deklaratë të gjatë, Ganiu ka listuar disa akuza ndaj Osmanit dhe partisë që ai përfaqëson: Izolimi politik i Çairit: “Derisa ti ndërtoje karrierën personale me foto me zyrtarë botërorë, Çairi mbijetonte i ngujuar në karantinën politike ku e izoloi partia jote.” Sabotimet nga qeveria: “Shefi yt i arratisur nga drejtësia, Artan Grubi, bënte çmos që asnjë projekt e asnjë donacion të mos arrinte në Çair.” Shfaqja e Çairit si ‘Kandahar’: “Ti dhe bashkëpunëtorët tuaj bëtë fushata që ta paraqitni Çairin si vend kaotik, vetëm për ta dobësuar politikisht.” Truqet e marketingut: “Ndërsa ti bëje foto me sanduiçe nëpër aeroporte për të na bindur se punon për shtetin, administrata e Çairit punonte çdo ditë për hallet e qytetarëve.” Ganiu tha veç se ekziston në komunë “Tabela të turpit të Qeverisë” ku janë të evidentuar të gjitha sabotimet dhe obstruksionet e ushtruara ndaj Çairit nga qeveria e kaluar. Në fund, ai i kujtoi Osmanit festimet me “valixhe dhe muzikë” që, sipas tij, Artan Grubi dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan para komunës vitin e kaluar: “Mbuloji veshët, Bujar, dhe mos gënje popullin me truqe marketingu. Çairi ka nevojë për menaxherë të suksesshëm, jo për karrieristë të dalldisur që luajnë futboll në zyrat e paguara me paratë e qytetarëve. Prandaj, Çairi nuk ka vota për ty.”

Previous Post

E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

Next Post

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Maqedoni

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025
Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
Maqedoni

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025
Next Post

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

Nuk përmbahet Kaderi, shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

14/09/2025

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025

Nora Istrefi mahnit me elegancë, shfaqet zonjë e vërtetë me stil serioz

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk