Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ganiu: Grubi nuk hap kufi, por kazino!

27/11/2023
Ganiu: Grubi nuk hap kufi, por kazino!
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar sot pas deklaratave të zv.kryeministrit të parë Artan Grubi për hapjen e pikës së re kufitare Llojan-Miratoc, mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ganiu tha se Grubi ka hyrë në politikë për të hapur kazino dhe jo pika kufitare, shkruan gazeta LAJM.

“Dje kishim një anëtar tonin, të Këshillit të Përgjithshëm që doli deri te kufiri dhe përveç se drunj dhe ferra, nuk pamë asgjë tjetër. z.Grubi në mënyrë bombastike e lajmëroi se edhe internet është lëshuar atje dhe ju gazetarët mund ta vëzhgoni atë terren dh eta shihni që s’ka asgjë me realitetin me atë që e fliste dhe në fund e la fajin që është tek shteti i Serbisë. Nga ana tjetër kur ishte puna për Ballkanin e Hapur shumë shpejtë kontaktonin me Vuçiqin, bile marshonin nëpër rrugët e Maqedonisë bashkë, duke i treguar monumentet Vuçiqit se sa janë të rëndësishme, kurse për punën e kufirit nuk paskan komunikim dhe këtë e autorizoi në njëfarë mënyrë nga Bujar Osmani që të bisedojë në të ardhmen dhe të zgjidhet edhe ky problem. Mendoj që ata nuk kanë hyrë për të zgjidhur problemet e shqiptarëve që i tangojnë me të cilat ballafaqohen çdo ditë, por kanë hyrë që të hapin sa më tepër kazino, kredi të shpejta dhe nuk dua të prejudikoj asgjë por jo më larg se 30 metra këtu në hyrje të Çarshisë thonë se përgatitet një objekt i madh që do të jetë në shërbim të kazinos që për neve vetëm e devallvon Çarshinë”, tha Ganiu.

Ditë më parë në Kumanovë, Grubi tha se Maqedonia e Veriut ka kryer të gjitha procedura, por se hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po zvarritet nga pala serbe.

“Llojan-Miratoc. Kemi nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, e kemi miratuar në Qeveri, e kemi propozuar ligjin në parlament, e kemi ratifikuar ligjin në Parlament, rrugën e kemi ndërtuar, internetin e kemi dërguar, telefonin e kemi dërguar deri aty. Premtoi pala serbe që do angazhohen edhe ata. Nuk e kanë interes jetik sepse nuk kanë qarkullim as ekonomik, as njerëzor, asnjë lidhje për interes të shtetit të Serbisë dhe prandaj zvarritet kjo çështje. Nga ana teknike, juridike, infrastrukturore të gjitha nga ne janë kryer për atë kufi. Mbetet vetëm edhe Serbia ta sjell vendim dhe të operacionalizohet edhe ai kufi”, tha Grubi.(INA)

Previous Post

Deri më 26 janar Kovaçevski duhet të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Next Post

Grubi: Një grua do të ishte mirë të merr postin e kryeministres shqiptare S. F 27.11.23 12:39 Në këto rrethana, nuk e shoh se do të ishte nga radhët e ministrave tha zv/kryeministri Artan Grubi i pyetur për kandidatin për kryeministër shqiptar ai tha se do të ishte mirë që të ishte kryeministre, respektivisht të ishte grua. “Do të ishte mirë të ishte zonjë, këtë e paralajmërova edhe në deklaratën time kur veçmë njoftova se nuk do të jem unë dhe se nuk dua të jem unë. Do të shohim. Ndoshta do të befasohet publiku për të mirë” – tha Grubi.

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Grubi: Një grua do të ishte mirë të merr postin e kryeministres shqiptare  S. F 27.11.23 12:39  Në këto rrethana, nuk e shoh se do të ishte nga radhët e ministrave tha zv/kryeministri Artan Grubi i pyetur për kandidatin për kryeministër shqiptar ai tha se do të ishte mirë që të ishte kryeministre, respektivisht të ishte grua.  “Do të ishte mirë të ishte zonjë, këtë e paralajmërova edhe në deklaratën time kur veçmë njoftova se nuk do të jem unë dhe se nuk dua të jem unë. Do të shohim. Ndoshta do të befasohet publiku për të mirë” – tha Grubi.

Grubi: Një grua do të ishte mirë të merr postin e kryeministres shqiptare S. F 27.11.23 12:39 Në këto rrethana, nuk e shoh se do të ishte nga radhët e ministrave tha zv/kryeministri Artan Grubi i pyetur për kandidatin për kryeministër shqiptar ai tha se do të ishte mirë që të ishte kryeministre, respektivisht të ishte grua. “Do të ishte mirë të ishte zonjë, këtë e paralajmërova edhe në deklaratën time kur veçmë njoftova se nuk do të jem unë dhe se nuk dua të jem unë. Do të shohim. Ndoshta do të befasohet publiku për të mirë” – tha Grubi.

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk