Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ganiu: BDI-së së Grubit i ka rënë sistemi

23/06/2023
Ganiu: BDI-së së Grubit i ka rënë sistemi
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa nëpër komuna shpallen kandidatura për kryetarë të degëve të BDI-së, fraksioni i ashtuquajtur si Grupi i Zjarrit thonë se çdo aktivitet në BDI është anti-statutar dhe zgjedhjet nuk janë të rregullta. Visar Ganiu, thotë se pas tentimit të “artanistëve” që të përjashtojnë Grupin e Zjarrit, tani organet e BDI-së nuk kanë përbërje të plotë të anëtarëve dhe çdo vendim i tyre nuk është fuqiplotë, madje është anti statutar.

“Ne nuk marrim pjesë në Çair, Butel, sepse paraprakisht i ka thirr kreu i partisë se kush duhet të jetë kryetar në Çair, kush duhet të jetë në Butel kështu që të tjerat që këto që mbahen janë vetëm pro formë”, tha Visar Ganiu, BDI.

Ganiu thotë se garat nëpër degë vetëm duken demokratike gjoja formalisht caktohen më shumë kandidatë por janë të kurdisura.

“Ju i shihni edhe kundër kandidatët janë shokë më të ngushtë të lagjeve të tyre që i kanë nxjerrë, kanë kundër kandidatë sa për sy e faqe që ta ruajnë ‘demokracinë’, kështu që mund të themi se i gjithë sistemi i BDI-së ka rënë, partia është në një parti të thellë, llogari dhënie nuk ka për asnjë. Kështu që mendoj se është shkelje e thellë e statutit dhe duhet të japë përgjegjësi dikush në një periudhë të ardhshme për këtë se çka ndodh”, u shpreh Visar Ganiu, BDI.

Por, Bekim Neziri i cili tani e ka shpallur kandidaturën e tij për degën e Çairit, thotë se për momentin gjithçka shkon sipas procedurave.

“Procesi i regjistrimit ka kaluar ashtu siç është planifikuar, mesa kam informacione mbi 3 000 aktivistë janë regjistruar. Procesi i paraqitjes së kandidaturave për të gjitha instancat janë paraqitur, duke filluar nga këshillat vendorë, kandidat të këshillave vendor, kandidat për anëtar të degës, dhe informatat që i posedoj deri më tani dy kandidat për anëtar dege në Çair”, deklaroi Bekim Neziri, kandidat për degën e BDI-së – Çair.

Neziri thotë se i ruan kontaktet private me të gjithë anëtarët e “Grupit të Zjarrit”, por se nuk kanë kontakte politike.

“Në aspektin politik, në këtë kohë janë ndarë rrugët tona, por në të ardhmen mund të bashkohen përsëri. Pret mbështetje prej tyre? Kuptohet se nëse janë të regjistruar pres mbështetje prej tyre”, tha Bekim Neziri, kandidat për degën e BDI-së – Çair.

Zgjedhjet për degët e BDI-së janë në fazën e dorëzimit të kandidaturave. Deri më tani në Komunën e Çairit kandidatë do të jenë Bekim Neziri dhe Rexhep Ademi, për degën e Butelit kandidaturë ka shpallur Muarrem Asani, për degën e Kumanovës zyrtarisht kanë deklaruar kandidaturat Ridvan Asani dhe i mbështetur nga Arbër Ademi i nënkryetar i BDI-së dhe Fitor Jakupi ish ushtar i UÇK-së, ndërsa nuk ka asnjë lëvizje në degën e Sarajit. Ende nuk dihet se çka do të ndodh me fatin e Degës së BDI-së në Strugë, ku janë ngrirë të gjitha aktivitetet zgjedhore për shkak se kryetari i aktual i degës dhe kryetar i Komunës, Ramiz Merko është në listën e zezë Amerikane. /alsat.mk

Previous Post

“Norwegian” ateroi në Shkup. Hapet linja ajrore Oslo-Shkup

Next Post

Paqe mes Juventus dhe UEFA, bardhezinjtë heqin dorë nga Conference League

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post
Paqe mes Juventus dhe UEFA, bardhezinjtë heqin dorë nga Conference League

Paqe mes Juventus dhe UEFA, bardhezinjtë heqin dorë nga Conference League

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025

Broja debuton në Premier League me Burnley në supersfidën ndaj Liverpool

14/09/2025

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk