Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Gabriel Escobar nesër për vizitë zyrtare në Shkup

23/08/2023
Gabriel Escobar nesër për vizitë zyrtare në Shkup
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar vjen në Shkup. Të enjten dhe të premten zyrtari i lartë amerikan do të takojë kreun shtetëror, presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Në agjendën e Escobar është paraparë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara sidomos pas mos miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese për shkak të mungesës së votave të 80 deputetëve. Në maj zyrtari i lartë amerikan në një intervistë porositi që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mbështetet rruga evropiane e vendit. Sipas Escobar mbështetja e tillë është për vendin dhe jo për pushtetin aktual. Reklama “Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin.

Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë se si Maqedonia e Veriut të gjendet para mbajtjes së konferencës së dytë ndër-qeveritare. Do të thoja se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi shtet që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme në mënyrë që të kalojë në hapin e radhës dhe mendoj se e meriton hapin e radhës”, tha Gabriel Escobar, zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Ndërkohë në një debat për Ballkanin Perëndimor para Nën-komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan muajin e kaluar, Escobar theksoi se Uashingtoni e mbështet procesin për ndryshime kushtetuese që do të mundësojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por se është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për të siguruar që ajo të mos bëjë kërkesa të reja. Shumica të premten e kaluar arriti të miratojë rendin e ditës në Kuvend me 70 vota për dhe 47 kundër por në momentin e shterjes së fjalimeve të 9 deputetëve, nevoja e ndryshimeve kushtetuese nuk u nxor në votim. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë tha se vazhdimi i seancës do të ndodh në momentin kur do të krijohen kushtet për votim.

Previous Post

Gjermani, më lehtë deri te pasaporta dhe shtetësia e dyfishtë

Next Post

Morena po paralajmëron projektin e ri, po kush do të jetë me të

Related Posts

Maqedoni

Kasami: Kjo s’është vetëm fushatë, por edhe mision jetik për ta ndryshuar Tetovën

03/10/2025
Aktuale

Erëra të forta dhe bora kaplojnë rajonin e Mavrovës,ndërpritet energjia elektrike

03/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Premtime që u harruan për vite, ne do t’i bëjmë realitet

03/10/2025
Maqedoni

Albi Qamili, derë më derë për të ndarë idetë dhe vizionin për zhvillimin e qytetit

03/10/2025
Maqedoni

Klekovski: Kanë arritur 15 ankesa nga pacientë për ndërhyrje të dyshimta kardiokirurgjikale

03/10/2025
Maqedoni

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

03/10/2025
Next Post
Morena po paralajmëron projektin e ri, po kush do të jetë me të

Morena po paralajmëron projektin e ri, po kush do të jetë me të

Kasami: Kjo s’është vetëm fushatë, por edhe mision jetik për ta ndryshuar Tetovën

03/10/2025

Erëra të forta dhe bora kaplojnë rajonin e Mavrovës,ndërpritet energjia elektrike

03/10/2025

Elmazi: Premtime që u harruan për vite, ne do t’i bëjmë realitet

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk