Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gabriel Attal kryeministri i ri i Francës

09/01/2024
Gabriel Attal kryeministri i ri i Francës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emmanuel Macron emëroi ministrin 34-vjeçar të Arsimit Gabriel Attal si kryeministrin e tij të ri të martën, ndërsa presidenti francez kërkon t’i japë frymë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Vendimi nuk bën domosdoshmërisht ndonjë ndryshim të madh politik, por sinjalizon se Presidenti Macron po përpiqet të lëvizë përtej reformave të pensioneve dhe imigracionit të vitit të kaluar që nxitën protesta masive dhe të përmirësojë mundësitë e partisë së tij të qendrës në zgjedhjet e Bashkimit Evropian që do të mbahen në muajin qershor.

Sondazhet tregojnë se partia e zotit Macron renditet tetë deri në dhjetë për qind më poshtë se partia e udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Zoti Attal, aleat i ngushtë i Presidentit Macron, i cili u bë një emër i njohur si zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë, do të zëvendësojë kryeministren në largim Elisabeth Borne.

Një nga politikanët më të njohur të vendit në sondazhet e fundit, zoti Attal ka bërë emër si një ministër i zgjuar dhe i qetë në emisionet radiofonike dhe në parlament.

Ai do të jetë kryeministri më i ri i Francës dhe i pari që e ka treguar publikisht se është pjesë e komunitetit LGBTI+.

“Gabriel Attal është paksa si zoti Macron i vitit 2017”, tha deputeti Patrick Vignal, duke iu referuar pikës në të cilën presidenti mori për herë të parë detyrën si udhëheqësi më i ri në historinë moderne franceze, në atë kohë një figurë popullore mes votuesve.

Zoti Vignal, i cili i përket partisë së Rilindjes të Presidentit Macron dhe u takua për herë të parë me zotin Attal para 10 vjetësh, shtoi se ministri i arsimit “ka autoritet”.

Kryeministri i ri Attal dhe Presidenti Macron do të kishin një moshë të kombinuar pak më të ulët se ajo e Presidentit Joe Biden, i cili po kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Macron është përballur me një parlament më të trazuar që kur humbi shumicën e tij absolute menjëherë pasi u rizgjodh më 2022.

“Dyshja Macron-Attal mund t’i sjellë një jetë të re qeverisë”, thotë Jean-Daniel Levy, ekspert i kompanisë së sondazheve ‘Harris Interactive’.

Por udhëheqësit e opozitës nxituan të thonë se nuk prisnin shumë nga ndryshimi i kryeministrit, pasi sipas tyre është vetë Presidenti Macron ai që merr pjesën më të madhe të vendimeve.

Previous Post

Ilir Memeti nuk i plotësoi kushtet, Hekuran Asani do të jetë drejtor në M-NAV

Next Post

Vjen reagimi i parë i Gani Gërmisë pas daljes nga “Big Brother VIP”

Related Posts

Botë

“Putin, më i fortë se Hamasi”/ Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20/10/2025
Botë

Bombardimet në Rripin e Gazës i morën jetën 44 personave/ Reagon Trump: Armëpushimi në fuqi, mund të ketë rebelë

20/10/2025
Botë

Përfundon në tragjedi ndeshja e basketbollit në Itali, sulmohet autobusi i tifozëve, vdes shoferi

20/10/2025
Botë

Izraeli pezullon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

19/10/2025
Botë

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas raportimeve për dronë

19/10/2025
Aktuale

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

19/10/2025
Next Post
Vjen reagimi i parë i Gani Gërmisë pas daljes nga “Big Brother VIP”

Vjen reagimi i parë i Gani Gërmisë pas daljes nga “Big Brother VIP"

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk