Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

19/04/2024
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për nevojat urgjente të financimit afatshkurtër dhe ato të rindërtimit afatgjatë.

Gjermania do të organizojë një konferencë për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës në Berlin këtë vit, ndërsa Italia do të jetë mikëpritëse e një konference të ngjashme në 2025.

Të enjten, Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha ministrit të jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një takim dypalësh në Kapri të Italisë, ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për të ndihmuar Kievin që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial nga agresioni i Rusisë, duke përfshirë sulmet e fundit ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Sulmet e fundit ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës kanë rritur shqetësimet për mundësinë e një aksidenti të madh bërthamor.

Sekretari Blinken nënvizoi gjithashtu nevojën për një veprim urgjent nga Kongresi amerikan për të miratuar ndihmat për Ukrainën.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët pritet të hedhë për votim projektligjin mbi ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin që të shtunën.

“Në këtë kohë tensionesh, është një shenjë shpresëdhënëse që tani ka sinjale nga republikanët në SHBA se mbështetja për Ukrainën mund të vazhdojë me instensiteti të lartë”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një konference për shtypin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i jashtëm ukrainas Kuleba më vonë morën pjesë në seancën e ministrave të jashtëm të G7-së, i cili ishte i përqendruar në mbështetjen e Ukrainës.

Zoti Stoltenberg tha se aleanca po punon në mënyrë aktive për ta furnizuar së shpejti Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

Në Uashington, ministrat e financave të G7-ës përfunduan bisedimet në sfondin e takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat filluan këtë javë.

Në një deklaratë, ministrat e financave të G7-ës thanë se po punojnë me Bashkimin Evropian për të “siguruar mbështetje financiare të qëndrueshme” për të mbuluar një pjesë të nevojave financiare të Ukrainës deri në vitin 2027, duke përfshirë mbështetjen për investime dhe qasje në burime financiare.

“Ne përsërisim angazhimin tonë për të mbështetur nevojat afatgjata të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës, të cilat Banka Botërore aktualisht vlerëson se mund të arrijnë në pothuajse 486 miliardë dollarë gjatë 10 viteve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të financave të vendeve të G7-ës. /VOA

Previous Post

Izraeli kryen sulme në Iran! Kërcënimi i një konflikti të ri në Lindjen e Mesme

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill

Related Posts

Aktuale

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025
Botë

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin

15/08/2025
Botë

Takimi me Donald Trump, Vladimir Putin merr dy njerëzit e tij më të besuar në tryezën me Presidentin e SHBA

15/08/2025
__kateg

Divorc pas 13 vitesh martesë! Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit

15/08/2025
Aktuale

E gjithë bota sytë nga Alaska!Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Anchorage

15/08/2025
Botë

Çka nëse takimi me Putinin nuk shkon mirë? Presidenti Trump zbulon lëvizjen e tij ‘të rrufeshme’

15/08/2025
Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025

Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët

16/08/2025

VLEN: Fronti Europian i BDI-së po shpërbëhet

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk