Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Futbollistit nga Gostivari ia vodhën 1.2 milionë euro!

26/04/2023
Futbollistit nga Gostivari ia vodhën 1.2 milionë euro!
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vitin e kaluar, ndodhi një grabitje në shtëpinë e futbollistit të Levantes, Shkodran Mustafi (me prejardhje nga Gostivari), pasi mbrojtësi shqiptar ishte kthyer nga Gjermania me familjen e tij.

Deri më tani, vlera e dëmit thuhej se ishte një milionë euro, por sot AS shkruan se është 1.2 milionë euro.

Hajdutët kanë arritur të vjedhin 12 ora me vlerë totale 800 mijë euro, të markave luksoze si Rolex, Patek Philippe dhe Audemars Piguet. Gjithashtu janë vjedhur tetë çanta luksoze, të prodhuara nga Chanel, Hermes dhe Louis Vuitton, të cilat kushtojnë rreth 50 mijë euro.

Krahas kësaj, hajdutët kanë vjedhur edhe një unazë diamanti, byzylykë dhe gjerdan me vlerë 280 mijë euro. Ata janë larguar edhe me para të gatshme nga shtëpia dhe është një shifër prej 11 mijë eurosh. Mustafi tregoi se si ndodhi gjithçka. Ndërsa ai dhe gruaja e tij po shikonin televizor në dhomën e ndenjes, ata i dërguan fëmijët në dhomën e tyre dhe u siguruan që ata të flinin.

Më pas u dëgjua një zhurmë nga ballkoni dhe hajduti po godiste xhamin me çekiç. Mustafi i bërtiti gruas së tij që të thërriste policinë dhe vrapoi në dhomën ku ishin fëmijët. Ai mori fëmijët dhe dëgjoi gruan e tij që kishte aktivizuar tashmë butonin e alarmit. E teksa gjeti fëmijët dhe u sigurua që ata ishin mirë, Mustafi u përballë me dy hajdutë.

Njëri prej tyre kishte një çekiç me vete dhe nuk e la futbollistin gjerman të mbyllte derën. Ai e kërcënoi Mustafin që të fikte alarmin, ashtu si në fakt ndodhi. Më pas tre hajdutët e çuan Mustafin dhe gruan e tij në dhomën ku mbanin bizhuteritë dhe i pyetën se ku i kishin saktësisht sendet më me vlerë. Në disa sirtarë gjetën bizhuteri të ndryshme, por menjëherë pyetën për kasafortën.

“Nuk e di nga e kanë ditur ekzistencën e kasafortës. E frikësuar gruaja e ka hapur, i ka dhënë para dhe një kuti me tre orë dhe më pas ka tentuar ta mbylli. Por hajdutët e kanë ndaluar dhe kanë arritur të marrin gjithçka që ishte ende aty”, tha Mustafi.

Previous Post

Skandal në Serbi, infermierja transmeton direkt në TikTok procesin e lindjes së foshnjës

Next Post

Osmani: Nuk na duhen politikanë që për politika ditore bllokojnë rrugën evropiane të vendit

Related Posts

Sport

E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

17/08/2025
Sport

Khamzat Chimaev “mbreti i ri” i kafazit

17/08/2025
Aktuale

Putin kërkon gjithë Donbasin – Trump: “Rusia është fuqi e madhe, Ukraina jo

17/08/2025
Aktuale

“FC Shkupi njofton: Çështja e stadiumit në Strumicë do të zgjidhet me rrugë ligjore”

17/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/08/2025
Aktuale

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025
Next Post
Osmani: Nuk na duhen politikanë që për politika ditore bllokojnë rrugën evropiane të vendit

Osmani: Nuk na duhen politikanë që për politika ditore bllokojnë rrugën evropiane të vendit

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk