Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Fushata zgjedhore: VLEN dhe AKI tubime në Shkup, VMRO-DPMNE në Vevçan, Strugë dhe Resnjë, LSDM në Llozovë, Karbinci dhe Probishtip

30/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë prezantimet e tyre para votuesve sot, në ditën e dytë të fushatës për Zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Fushata zgjedhore e cila filloi dje do të zgjasë deri mesnatën e 17 tetorit, ku vijon heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor).

VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Vevçan (17:00), në Strugë (18:30) dhe në Resnjë (20:30). VMRO-DPMNE dhe koalicioni fushatën zgjedhore për Zgjedhjet lokale e filloi dje në Shkup me një tubim ku promovuan kandidatin për kryetar të kryeqytetit, Orce Gjorgjievski.

LSDM dhe koalicioni do të mbajnë një karvan tubimesh në Llozovë (17:30), Karbinci (17:30), Probishtip (18:30) dhe Shtip (20:00). LSDM dhe koalicioni dje promovuan kandidatin për kryetar të komunës Tome Hristovski në manifestimin qendror në Krushevë.

Koalicioni VLEN me fillim në orën 19 në Sallën sportive “Boris Trajkovski” do të mbajë Konvetën promovuese ku do të prezantohen kandidatët për kryetar të komunës.

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi-Zejd, së bashku me kandidatët për këshilltarë, do ta prezantojë programin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Koalicioni AKI, Bujar Osmani, dje prezantoi programin e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kandidati për kryetar të Kumanovës dhe kryetar i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, dje zhvilloi disa takime dhe aktivitete me qytetarët.

Siç parashikon Kodi zgjedhor (neni 69a), për fushatë zgjedhore konsiderohet një tubim publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore, shfaqja publike e bilbordeve, video prezantime në vende publike, prezantimi zgjedhor në media dhe internet, shpërndarje e materialeve të shtypura dhe prezantimi publik i kandidatëve të konfirmuar nga autoritetet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre.

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor, ndërsa i dyti më 2 nëntor.

Sipas Kodit zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit. Vetëqeverisja lokale është e organizuar në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Brenda Qytetit të Shkupit funksionojnë 10 komuna, të cilat kanë kompetenca të përbashkëta me Qytetin. Zgjedhjet i shpall kryetari i Kuvendit duke miratuar një akt të publikuar në Gazetën Zyrtare. Zgjedhjet mbahen jo më herët se 70 dhe jo më vonë se 90 ditë nga data e shpalljes së zgjedhjeve.

Zgjedhje lokale në Maqedoni janë mbajtur në 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

Previous Post

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë, mundësi që nuk duhet humbur

Next Post

FIFA vendos për lojën Serbi – Shqipëri, ja sa shikues do të jenë në stadium

Related Posts

Maqedoni

MPB: Arrestohen dy shtetas të Turqisë

30/09/2025
Aktuale

Albi Qamili: Program që realizon projekte të prekshme për qytetarët

30/09/2025
Aktuale

FIFA vendos për lojën Serbi – Shqipëri, ja sa shikues do të jenë në stadium

30/09/2025
Aktuale

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë, mundësi që nuk duhet humbur

30/09/2025
Maqedoni

BDI: Obsesioni i Mickoskit për të zhdukur BDI-në nuk do të realizohet

30/09/2025
Aktuale

Daut Memishi shpalos në emision projektin për stadiumin e Tearcës! (Foto)

30/09/2025
Next Post

FIFA vendos për lojën Serbi – Shqipëri, ja sa shikues do të jenë në stadium

MPB: Arrestohen dy shtetas të Turqisë

30/09/2025

Sezoni i ngrohjes, thirrje qytetarëve për përgatitje në kohë

30/09/2025

Albi Qamili: Program që realizon projekte të prekshme për qytetarët

30/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk