Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme

Fushata për zgjedhjet lokale fillon në mesnatë

28/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata për zgjedhjet lokale fillon në mesnatë dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet dy ditë më vonë, më 19 tetor. Para fushatës, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje të tregojnë frymë demokratike dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes si dhe keqpërdorimin e resurseve shtetërore.

” Gara politike duhet të zhvillohet në frymën e një demokracie të shëndetshme. Duhet të jetë garë e ideve dhe programeve, pa incidente, pa frikësime, pa fyerje apo nënçmime. Qytetarët meritojnë respekt kurse demokracia kërkon përgjegjësi”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Në zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit, do të garojnë 309 kandidatë për kryetar në të gjitha komunat dhe 577 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave me gjithsej 10,499 kandidatë. Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar respektivisht 18, Struga 9 kandidatë, vijon Kumanova me shtatë kandidatë, pastaj gjashtë në Tetovë kurse katër kandidatë do të garojnë për pushtetin lokal në Strumicë. Kur bëhet fjalë për komunat e Shkupit, më shumë kandidatë për kryetar komune ka në Shuto Orizare – tetë, Kisella Voda dhe Gazi Baba me shtatë, gjashtë Aerodromi, pesë i ka Karposhi kurse katër kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të komunës në Qendër. Nga tre kandidatë janë regjistruar në Çair dhe Ilinden. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë gjithsej 22 parti dhe 19 koalicione, ndërsa numri i kandidatëve të pavarur, të cilët me ligj janë të përcaktuar si grup votuesish, është 119.

1,832,415 votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 2 nëntor./Alsat.mk

Previous Post

Shkëndija fiton Sileksin me dy supergolat e Ibraimit dhe Krasniqit

Next Post

Qyra: Zëri i qytetarëve është forca më e madhe për ndryshim në Ladorishtë dhe Strugë

Related Posts

Aktuale

Kasami dhe Qamili vazhdojnë takimet me qytetarët: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren

23/10/2025
Aktuale

KSHZ hodhi poshtë ankesën për parregullsi në fshatin Mellnicë të Çashkës

23/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair!

23/10/2025
Aktuale

Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve (VIDEO)

23/10/2025
Aktuale

Policia thotë se ka shkatërruar rrjetin e fajdeve dhe pastrimit të parave në Shkup! 11 të arrestuar (VIDEO)

23/10/2025
Maqedoni

El Cheka: Ky është vëllai i Ali Ahmetit që merr rrogë në Komunë të Kërçovës (Dokument)

23/10/2025
Next Post

Qyra: Zëri i qytetarëve është forca më e madhe për ndryshim në Ladorishtë dhe Strugë

Kasami dhe Qamili vazhdojnë takimet me qytetarët: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren

23/10/2025

KSHZ hodhi poshtë ankesën për parregullsi në fshatin Mellnicë të Çashkës

23/10/2025

Mexhiti nuk ndalet as pas fitores, po i përmbush një e nga një të gjitha premtimet parazgjedhore në Çair!

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk