Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

FSSH: Fondi nuk i mbulon intervenimet private

27/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pacientët privat dhe intervenimet private edhe në institucione shëndetësore shtetërore, nuk i mbulon Fondi Shëndetësor. Kështu deklaron drejtori Sasho Klekovski, i cili theksoi se nuk ka pasur komunikim me profesorin Kedev dhe nuk e di për sa raste të dyshimta bëhet fjalë, por beson se nëse janë bërë keqpërdorime, ato do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale për punën e institucioneve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjigjisë, në të cilin Komision Fondi përfaqësohet nga dy anëtarë. I pyetur se sa objektiv mund të jetë ky komision i formuar nga ministri Azir Aliu, Klekovski shprehet se aty ka protokolle të caktuara në bazë të cilave duhet të veprohet.

“Mund të zgjedhim të besojmë ose jo. Komisioni ka doktorë profesionist të të gjitha klinikave. Për shumicën e procedurave që i financojmë ne, ka protokolle të caktuara sipas të cilave veprohet. Unë nuk besoj se në një komision të këtillë mund të ndikohet disi. Në parim, atje ende diskutohet metodologjia, njëra që të jetë pasi të dorëzohen rastet dhe tjetra të bëhet ‘kontrollë e verbër’”., deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që mendojnë se kanë paguar diçka për të cilën nuk është dashur dashur të bëhet dhe të paguhet, ta denoncojnë rastin.

Të njëjtin apel e ka bërë sot edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë qytetarët kanë mundësi të raportojnë informacione për parregullsi të mundshme në lidhje me kryerjen e ndërhyrjeve kardiologjike dhe kardiovaskulare, përmes platformës ‘Raportoni parregullsi’, e cila është e disponueshme në faqen zyrtare të MSH”., deklaroi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rikujtoi se ka dërguar shkresë në institucionet publike shëndetësore që të dorëzojnë të dhëna për numrin e përgjithshëm të procedurave dhe operacioneve të kryera gjatë periudhës janar 2022 – gusht 2025.

Deri tek këto zhvillime erdhi pasi kardiokirurgu Sasho Kedev hodhi dyshime se në spitalet private në vend bëhen intervenime kardiologjike të panevojshme me qëllim që të merren para nga qytetarët./SHENJA/

Previous Post

Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit

Next Post

Southwest Airlines do të kërkojë që pasagjerët mbipeshë të paguajnë për dy vende

Related Posts

Maqedoni

Turniri në CS2 Gaming/ Rinia e Shkupit në garë për finalen emocionuese në Sheshin Skënderbeu

27/08/2025
Aktuale

Kasami: Dy shkolla të reja në Tetovë, investim për arsim cilësor!

27/08/2025
Maqedoni

VLEN: Partneriteti me SHBA është busulla jonë politike drejt BE-së

27/08/2025
Maqedoni

12 zjarre ende aktive në vend

27/08/2025
Maqedoni

Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit

27/08/2025
Maqedoni

Fillon ndryshimi i ligjeve për “Safe City”, Toshkovski: Telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët

27/08/2025
Next Post

Southwest Airlines do të kërkojë që pasagjerët mbipeshë të paguajnë për dy vende

Turniri në CS2 Gaming/ Rinia e Shkupit në garë për finalen emocionuese në Sheshin Skënderbeu

27/08/2025

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

27/08/2025

Gjermania miraton shërbimin ushtarak vullnetar

27/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk