Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

01/05/2024
Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian sot në një konferencë për media ka theksuar se Vettingu do të jetë kusht për Qeverinë e re.

 

Sipas saj, pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

 

Në vazhdim fjalimi i plotë:

 

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

 

Prezantojmë sot para jush një nga zotimet e programit politik “Europa 2030” të Frontit Europian, atë të realizimit të procesit të vettingut për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe bartësit e përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.

 

Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

 

Sundimi i ligjit, drejtësia dhe qeverisja e mirë garantojnë lojalitet dhe përgjegjësi të njëjtë për çdo qytetar para ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë vazhdojë të jetë e pa kompromistë, me tolerancë zero, por kësaj rradhe e përforcuar nga përpikmëria vlerësuese e sistemit të vettingut në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, në gjyqësor, prokurori dhe për çdo funksion tjetër në sektorin publik, në nivel qendror dhe lokal, për persona të emëruar ose të zgjedhur.

 

Vettingu do të mundësojë transparencë më të madhe të gjendjes pasurore të kandidatëve që duan të marrin përgjegjësi publike dhe rreth mënyrës së arritjes së asaj pasurie. Ky gjurmim objektiv do të jetë shtytje për të gjithë dhe mundësi që në sipërfaqe të dalin kapacitetet e sinqerta njerëzore në shërbim të nevojave të popullit.

 

Vettingu për korrupsion është kategori e domosdoshme që do t’ua mbyll derën njëherë e përgjithmonë individëve që personalen e kanë mbi të përgjithshmen.

 

Fronti Europian për herë të parë po insiston edhe në aplikimin e një vettingu për ndikim rus dhe shërbime anti-shtetërore për të eleminuar rrezikun e destabilizimit dhe dezorientimit të vendit nga orientimi euro-amerikan.

 

Miratimi i një ligji të posaçëm për vettingun do të jetë përgjigja më e fortë kundër çdo tendence të manipulimit dhe keqpërdorimit të pozitës publike.

Previous Post

Deklaratat e Mickoskit për grupe të armatosura në Çair dhe Butel, Zendeli: Përralla, duhet të dalë dhe të jetë më konkret

Next Post

Von der Leyen paralajmëron: Nuk përjashtohet mundësia

Related Posts

Maqedoni

Ja sa maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë 2024

11/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Tearca: Ballkanin e hapur dhe Vuçiçin nuk e sollëm ne- atë e gjetëm tek Ali Ahmeti!

11/09/2025
Maqedoni

Thaçi: Mexhiti dhe Kasami kanë votat për fitore të pastër

11/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

11/09/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

11/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Next Post
Von der Leyen paralajmëron: Nuk përjashtohet mundësia

Von der Leyen paralajmëron: Nuk përjashtohet mundësia

Ja sa maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë 2024

11/09/2025

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

11/09/2025

Ibrahimi nga Tearca: Ballkanin e hapur dhe Vuçiçin nuk e sollëm ne- atë e gjetëm tek Ali Ahmeti!

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk