Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fronti Europian në pritje të zgjerimit!

18/01/2024
Fronti Europian në pritje të zgjerimit!
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e LSDM-së edhe më tej nuk ka një vendim përfundimtar nëse në zgjedhjet e tetë majit do të garojnë vetëm apo në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim. Oliver Spasovski në emisionin 10 MINUTA, tha se brenda partisë po bëhen analizat e fundit për atë nëse në zgjedhje do të zgjerohet fronti europian apo LSDM do të garojë me partitë e koalicionit tradicional.

Fronti Europian në pritje të zgjerimit! Partitë po bëjnë analizat, koalicionet ende të paqarta

“Të gjitha opsionet duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen. Mirëpo ende nuk kemi një vendim të tillë nga ana e udhëheqësisë për atë se si do të marrim pjesë në zgjedhje. Nëse analizat thonë se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë që janë për frontin europian, duhet të bëhet. Por nëse analizat thonë se duhet të shkohet me lista të posaçme, në lista të ndara, gjithsesi se LSDM me koalicionin që e ka tani, partnerët tanë tradicional me vite, do të merr pjesë me ta në zgjedhje”, tha Oliver Spasovski – LSDM.

Këto analiza të LSDM-së por edhe të partive tjera, mund të çojnë deri te dy fronte europiane. Siç e dimë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur frontin europian dhe u ka bërë thirrje partive shqiptare që t’i bashkëngjiten këtij fronti. Të mëdha janë gjasat që dy partitë e koalicionit BDI dhe LSDM të garojnë ndaras në zgjedhje. Megjithatë vendimi final do të varet edhe nga vendimi i Aleancës për Shqiptarët, të cilët ende nuk mund të vendosin nëse do të shkojnë në zgjedhje me frontin europian apo me frontin opozitar. Elmi Aziri nga kjo parti, pak ditë më parë në Click Plus tha se ASH ka mbetur shumë e zhgënjyer nga koalicionet e mëparshme andaj do të kenë kujdes në vendimin e radhës.

“Po është e vërtetë, Aleanca për Shqiptarët është e zhgënjyer nga koalicionet e deritanishme. Ka sakrifikuar vetveten, me vetëdije, subjektin..
Për të bërë kompromise me ata që kanë bërë koalicione..
Për të arritur një rezultat të një synimi që e ka patur. Megjithatë kemi dalë shumë të zhgënjyer nga veprimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur nga subjektet me të cilat ne kemi bërë koalicion”, tha Elmi Aziri – ASH.

Koalicioni opozitar deri tani përbëhet nga tre parti, Alternativa, Lëvizja Besa e Lëvizja Demokratike. Mbështetje kanë edhe nga Vetëvendosja e Kosovës por e njëjta nuk figuron si subjekt politik në Maqedoni. Përndryshe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, si kryetare e re e partisë politike “Alternativa e Re”, tha se do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të jetë e hapur për çfarëdo lloj koalicioni.

Previous Post

Më 25 janar pritet vendimi gjyqësor për rastin “Llaskarca”

Next Post

Hekuran Asani dhe Milan Koraq drejtor të rinj të M-NAV

Related Posts

Aktuale

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

14/09/2025
Maqedoni

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Aktuale

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

13/09/2025
Next Post
Hekuran Asani dhe Milan Koraq drejtor të rinj të M-NAV

Hekuran Asani dhe Milan Koraq drejtor të rinj të M-NAV

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025

Parashikimi i motit për sot

14/09/2025

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk