Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Freedom House: Qytetarët të zhgënjyer nga elitat politike!

24/05/2023
Freedom House: Qytetarët të zhgënjyer nga elitat politike!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia në Maqedoninë e Veriut është në vendnumëro, ka polarizim të thellë politik dhe bllokime në Kuvend që pengon miratimin e ligjeve, kurse qytetarët gjithnjë e më pak kanë besim tek institucionet. Këto janë konkluzionet kryesore për vendin në raportin më të ri të “Freedom Houese”. Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët janë të zhgënjyer nga elitat politike, njofton KlanM.

Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar, ka shënuar progres demokratik – thuhet në Raportin më të ri “Kombet në tranzicion të “Freedom House”. Vendi ka marrë notën 3.86 për progres demokratik, për dallim nga raporti paraprak kur ishte vlerësuar me 3.82.

“Në RMV vërehet polarizim i fuqishëm politik dhe bllokime parlamentare që pengojnë miratimin e ligjeve në nivel kombëtar. Ka përmirësime në transparencën e autoriteteve, pjesëmarrjen civile dhe bashkëpunimin ndërkomunal që ka ndikim pozitiv ndaj demokracisë dhe shërbimeve publike” – thuhet në raportin e FREEDOM HOUSE.

Në raportin e “Freedom House”, sic njofton KlanM, potencohet edhe zhgënjimi i qytetarëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me aderimin në BE. Raporti thekson se BE-ja duhet ta rishqyrtojë qasjen e saj dhe sërish të angazhohet në mënyrë të sinqertë.

“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor ndjehen të braktisur nga elitat vendore që kundërshtojnë reformat demokratike dhe nga elitat ndërkombëtare që janë të pavendosur për ta ndjekur procesin e aderimit” – thuhet në raportin e FREEDOM HOUSE.

Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tregojnë se rreth 1/5 e popullatës së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit.

“Duke marrë parasysh krizën e besimit që paraqet ky eksod, ndoshta nuk është befasi që institucionet demokratike vazhduan me vendnumëro në vitin 2022” – thuhet në raportin e FREEDOM HOUSE.

Në Raport, vendet që nuk janë anëtare të BE-së, janë vlerësuar si regjime hibride të pozicionuar në zonën gri midis demokracisë dhe autokracisë.

Raporti, sic njofton KlanM, përmend se proceset e shterura për aderim të Ballkanit Perëndimor në BE po rrisin zhgënjimin dhe ulin fuqinë e BE-së të nxisë reforma.

Previous Post

Ali Ahmeti për herë të parë uron në gjuhën maqedone festën e Kirilit dhe Metodit

Next Post

Caktohet data për gjyqin kundër ish-presidentit Trump

Related Posts

Aktuale

Zgjedhjet lokale 2025/ Maqedonia në heshtje zgjedhore

18/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Me fitoren në Çair, bie edhe kjo qeveri, të dalim masivisht në votime

17/10/2025
Maqedoni

Mexhiti në Tetovë: VLEN-i, garanci për punë konkrete dhe zhvillim, më 19 tetor rrethoni numrin 7

17/10/2025
Maqedoni

Mexhiti në Tetovë: VLEN-i, garanci për punë konkrete dhe zhvillim, më 19 tetor rrethoni numrin 7

17/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Pas 20 vitesh po vjen ndryshimi, premtoj punë të ndershme dhe të përkushtuar

17/10/2025
Maqedoni

Fetai porosi Aliut: Populli e di kush t’i prishi matematikat!

17/10/2025
Next Post
Caktohet data për gjyqin kundër ish-presidentit Trump

Caktohet data për gjyqin kundër ish-presidentit Trump

Zgjedhjet lokale 2025/ Maqedonia në heshtje zgjedhore

18/10/2025

Dramatike ne Shqiperi: Gjykata pezullon projektin e Aeroportit në Vlorë, Pacolli nën hetime

17/10/2025

Pse Lamine Yamal nuk do të japë më autografe?

17/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk