Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Frederiksen bisedon 45 minuta në telefon me Trump për Grenlandën

16/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen gjatë një bisede telefonike sot me presidentin e zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, ka shprehur qëndrimin e saj se Grenlanda ka të drejtë të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

Gjatë bisedës e cila zgjati 45 minuta, Frederiksen tha se Danimarka ishte gati të rriste përgjegjësinë e saj për sigurinë në Arktik. Ajo përsëriti gjithashtu deklaratat e kryeministrit të Grenlandës Mute Egede, i cili së fundmi e bëri të qartë se Grenlanda nuk është në shitje.

Trump nuk u përgjigj publikisht, por ai ri-postoi sondazhin e vitit 2019 në platformën e tij Truth Social, sipas së cilit 68% e grenlandezëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka. Pritet të zhvillohet një referendum për pavarësinë dhe Danimarka tashmë ka thënë se do të respektojë çdo rezultat.

Trump shkaktoi një stuhi në Kopenhagë javën e kaluar kur la të kuptohet se SHBA-të donin të blinin një ishull Arktik të vendosur në territorin danez. Javën e kaluar, Trump kërcënoi Danimarkën me tarifa të larta nëse nuk hiqte dorë nga Grenlanda.

SHBA është tregu i dytë më i madh i eksportit të Danimarkës, kështu që tarifat e synuara do të kishin një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e tyre.

Sot, Frederiksen do të mbajë një takim krize me liderët e biznesit. Gjithashtu është planifikuar një mbledhje urgjente e Këshillit të Politikës së Jashtme, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga i gjithë parlamenti.

TV2 raporton se fakti që biseda telefonike ka zgjatur 45 minuta është një shenjë se çështja e Grenlandës është diçka që Trump po e konsideron seriozisht.

Previous Post

Mexhiti: Partneriteti me bizneset është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit

Next Post

Bosnja miraton ligjin për ndërtimin e gazsjellësit me Kroacinë

Related Posts

Botë

BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

09/09/2025
Botë

Arratisje spektakolare në Beograd, dy të dyshuar për spiunazh zhduken pa gjurmë

09/09/2025
Botë

OKB dënon sulmin mbi Doha të Katarit

09/09/2025
Botë

Ministrja suedeze humb ndjenjat në konferencë, rrëzohet para gazetarëve

09/09/2025
Botë

Protesta të fuqishme në Nepal/ Tërhiqet qeveria, heq bllokadën për rrjetet sociale

09/09/2025
Botë

Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

09/09/2025
Next Post

Bosnja miraton ligjin për ndërtimin e gazsjellësit me Kroacinë

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk