Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Franco Foda emërohet trajneri i ri i Kosovës në ditën e Pavarësisë

19/02/2024
Franco Foda emërohet trajneri i ri i Kosovës në ditën e Pavarësisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Franco Foda u emërua trajneri i ri i Kosovës në ditën e Pavarësisë. Tekniku gjerman firmosi deri në 2026 me FFK-në. Gjatë prezantimit 57-vjeçari u shfaq plot besim se Kosovën e presin ditë të bukura.

“Është ditë e veçantë për njerëzit këtu në Kosovë, por edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu në Kosovë. Jam optimist se do të jemi të suksesshëm bashkërisht.

Do të jetoj në Prishtinë, pasi ka lojtarë interesantë në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët e tjerë të Kosovës.

Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë, po luan mjaft mirë te Lille. Ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 për qind për Kosovën, i ka dyert e hapura dhe do të ftohet.

Njoh disa lojtarë si: Rrahmani, Muriqi, Paqarada, Aliti, Rashica e Kryeziu. Kam parë disa ndeshje të Kosovës. Mund të luajmë me disa module të ndryshme, si në aspektin mbrojtës dhe atë në atë sulmues.

Megjithatë, fillimisht duhet të njihem nga afër me lojtarët. Dhe të përgatitemi për ndeshjet e muajit mars”, u shpreh Foda.

Trajneri foli fjalë të bukura edhe për Elvis Rexhbecajn, mesfushorin e Augsburgut në Bundesliga, për të cilin tha se e pëlqen si futbollist.

Ndërkohë që Agim Ademi, presidenti i FFK-së, zbuloi se 26-vjeçari ka nisur proceduarat e marrjes së pasaportës së Kosovës. Dhe së shpejti pritet të jetë nën urdhrat e Fodës.

Por jo vetëm. Gazetari i SuperSport Kosova, Florim Canolli theksoi në emisionin “Analizë Kuqezi” se po bisedohet edhe me Diant Ramajn.

22-vjeçari i lindur në Stuttgart, është pjesë e Ajaxit në Eredivisie. Dhe në të ardhmen pritet të mbrojë edhe portën e përfaqësueses së Kosovës.

“Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë, por ata emigruan në Gjermanisë për shkak të luftës me Serbinë. Lanë gjithçka pas dhe përfunduan pa asgjë në një shtet të ri.

Historia dhe karakteri i tyre më kanë formuar dhe më kanë bërë ky që jam sot. Unë kurrë nuk e harroj se nga vij”, u shpreh kohë më parë Ramaj.

Previous Post

Mbappe firmos me Realin për 50 mln euro në sezon

Next Post

Mexhiti takon strukturat e LD-së, dega Shuto Orizare

Related Posts

Shqipëri

Igli Tare sfidoi shtypjen nga komunizmi, historia e patreguar: I thashë shokut tim se do shkoja në Seria A

01/10/2025
Sport

Champions League/ PSG përmbys Barcelonës në shtëpi, “qytetarët” e Guardiolës barazojnë në Monako, 3 pikë edhe për Napolin e Arsenalin

01/10/2025
Sport

Serbia, me katër mungesa/ Crvena Zvezda njofton dëmtimin e sulmuesit Katai

01/10/2025
Aktuale

​Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohen përballje të zjarrta

01/10/2025
Sport

Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’

01/10/2025
Sport

Valencia paditë Netflix-in, arsye dokumentari “Baila, Vini”

30/09/2025
Next Post
Mexhiti takon strukturat e LD-së, dega Shuto Orizare

Mexhiti takon strukturat e LD-së, dega Shuto Orizare

BDI: Ali Ahmeti anulon të gjitha aktivitetet partiake në ditën e fundit të fushatës: më 17 tetor merr pjesë në protestën mbarëkombëtare për UÇK-në në Tiranë

02/10/2025

Borë në Kodër të Diellit

02/10/2025

Filipçe me mesazh për Mickoskin: Mos u kërcëno me arrestime, askush nuk të frikësohet

02/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk