Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Francës nuk i mjaftoi goli i Mbappes, Austria me fitore ndaj Holandës del e para

25/06/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Goli i Kylian Mbappes nga penalltia nuk i ka mjaftuar Francës që të siguronte tre pikë dhe për të mbyllur fazën grupore në pozitën e parë teksa Austria ka fituar dramën me Holandën me rezultat 3 me 2 për pozitën e lideres në grupin D.

Po zhvillohej minuta e 55-të kur Jakub Kiwior ndërhyri ndaj Dembeles për të shkaktuar penalltinë të cilën në gol e shndërroi Mbappe.

Ndërkaq, sulmuesi Robert Lewandowski ka realizuar gol nga penalltia për të barazuar rezultatin ndaj Francës.

Mirëpo goli i tij vlen vetëm për statistika sepse Polonia i ka shuar shpresat për kalim tutje në Evropian.

Goli i tij vetëm sa ia pamundësoi Francës që ta mbyll grupin si e para.

Takimi tjetër mes Holandës dhe Austrisë ishte dramatik.

Austria me autogolin e Malen mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Holandës. Po zhvillohej minuta e gjashtë kur sulmuesi “tulipan” realizoi autogolin për epërsinë e austriakëve.

Ky është autogoli i shtatë i realizuar gjatë këtij Evropiani.

Cody Gakpo me një goditje të fuqishme nga më pak se 11 metra ka barazuar rezultatin ndaj Austrisë. 25-vjeçari realizoi në minutën e 47 pas një asistimi të bukur nga Xavi Simons.

Schmid ka realizuar me kokë pas asistimit nga Grillitsch në minutën e 59-të për t’ia kthyer epërsinë Austrisë ndaj Holandës në 2 me 1.

Katër nga golat janë realizuar në pjesën e dytë, ndërkaq dy për pesë minuta.

Ishte Memphis Depay i cili në minutën e 75 realizoi për barazimin 2 me 2, mirëpo Marcel Sabitzer në pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme nga afërsia ktheu epërsinë e Austrisë dhe në fund të fitores.

Austria mbyll fazën grupore me gjashtë pikë, ndërkaq Franca del në pozitën e dytë me pesë pikë. Kalimin në 1/8 e finales e ka siguruar edhe Holanda në pozitën e tretë me katër pikë.

Previous Post

Përleshje mes huliganëve serbë dhe policisë gjermane

Next Post

Përmbytet edhe Italia

Related Posts

Maqedoni

“Kthehemi në shtëpi” – KF Shkupi rikthehet në Çair pas gjashtë javësh

19/09/2025
Sport

Të ardhurat e mëdha të Lionel Messit te Inter Miami tregojnë pse ai la PSG-në

19/09/2025
Sport

Një grua në krye të Formula-s 1, kandidaturë historike e Laura Villasit

19/09/2025
Sport

Të ardhurat e mëdha të Lionel Messit te Inter Miami tregojnë pse ai la PSG-në

19/09/2025
Aktuale

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025
Kosovë

Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s, ngrihet edhe Shqipëria

18/09/2025
Next Post

Përmbytet edhe Italia

Sakipi: Analizat për arsenin në Llojan nuk janë politike, por të kryera në laborator të akredituar

20/09/2025

BDI: Qeveria e bllokoi të ardhmen evropiane të vendit. Qeveria e Botës Serbe po izolon Maqedoninë

20/09/2025

Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy

20/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk