Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

FORUMI I GRUAS I LD: Nënat ngritën zërin, jepni fund kësaj të keqe të kazinove!

20/10/2023
FORUMI I GRUAS I LD: Nënat ngritën zërin, jepni fund kësaj të keqe të kazinove!
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë e Lëvizjes Demokratike sot ngritën zërin kundër siç thanë zullumit që qeveria ua ka sjell në shtëpitë dhe familjet e tyre.

Në panel diskutimin e organizuar me mjekë, psikologë dhe politikanë u tha se ka ardhur koha haptazi dhe pa doreza të flitet, të ngritet ky shqetësim dhe të alarmohet se Qeveria po na i rrezikon familjet, rininë, po ja djegin shpirtin jo një nëne por shumë nënave.

Psikologu Abdulla Thaçi tha se bixhozi është çrregullim i impulsit që fillon si zbavitje.

“Bixhozi fillon si zbavitje, pastaj ata që luajnë bixhoz gradualisht i lënë të gjthë kënaqësitë që kanë pasur përpara, sportin, fudbollin dhe kur tentojnë të largohen nga kjo e keqe e shofin se nuk munden. Pastaj bëhen nervoz, shfrytëzojnë të gjitha burimet financiare të familjes për bixhoz, zbrazin kartelat duke mos ndarë ushqim as për fëmijët, dhe si përfundim ndryshojnë sjelljen tërësisht, duke u bërë agresiv, nervoz dhe të pakëndshëm dhe pastaj vjen çrregullimi i radhës, përdorimi i gënjeshtrave”, tha psikologu Abdulla Thaçi.

Deputetja Merita Koxhaxhiku tha se askush nga opozita nuk është kundër largimit të kazinove 500 metra, por se janë për mbylljen e tërërsishme të tyre.

“Qeveria i ka afruar kazinotë afër shtëpive tona jo 500 metra por 5 centimetra, sepse online kazinotë na i kanë futur në shtëpi dhe në familje. Askush nuk është kundër largimit 500 metra, por më e mira është të mbyllen tërësisht”.

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti apeloi deri tek të gjithë qytetarët të dalin bashkë dhe ta luftojmë këtë devijim.

“Tendenca e fundit e BDI-së për të keqpërdorur flamurin europian, ishte në Komisionin për çështje evropaine ta fut ligjin e kazinove, ndërkohë sillen vendime nga ministrat e BDI-së për hapjen e platformave të bixhozit online dhe të kredive të shpejta, që në fakt janë fajde me ligj. Ftojmë gjithë qytetarët që bashkarisht ti themi stop kazinove, si një kauzë e domosdoshme për ti shpëtuar kësaj të keqe. Jo 500 metra larg, por mbyllje e tërësishme e kazinove”, tha para grave të LD-së, kryetari i kësaj partie Izet Mexhiti. Ai tha se nga takimet me qytetarët kemi ardhur në perfundim se zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove.

Në panel u tha se kjo katrahurë nuk i tangon vetëm partitë politike por është shndërruar në një problem dhe shqetësim shoqëror.

Në panel dikutim morën pjesë me kumtesa Merita Koxhaxhiku, deputete, Abdulla Thaçi, psikolog specialist në Psikiatrinë e Klinikës Universitare, Aferdita Kqiku, psikologe, Antigona Kallaba, ekonomiste dhe Jasemin Shabani, teologe.

Nga LD paralajmërojnë se do të vazhdojnë me aktivitete të radhës për senzibilizimin e opiniot.

—

Previous Post

Ademi: Prioriteti jonë është anëtarësimi në BE

Next Post

Ed Sheeran vije për koncert në Ballkan, biletat dalin në shitje javën tjetër

Related Posts

Biznes

*Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët*

17/09/2025
Aktuale

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Në konakun e familjes së luftëtarëve Suat e Gani Bushi, u vulos mesazhi se rruga e fitores kalon përmes përkrahjes qytetare

17/09/2025
Maqedoni

VLEN shpall kandidaturën për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës, Enis Zekiri bartës liste

17/09/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

17/09/2025
__kateg

Zjarri në Trubarevë, u zgjatet paraburgimi katër të dyshuarve

17/09/2025
Next Post
Ed Sheeran vije për koncert në Ballkan, biletat dalin në shitje javën tjetër

Ed Sheeran vije për koncert në Ballkan, biletat dalin në shitje javën tjetër

*Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët*

17/09/2025

Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet

17/09/2025

Mexhiti: Në konakun e familjes së luftëtarëve Suat e Gani Bushi, u vulos mesazhi se rruga e fitores kalon përmes përkrahjes qytetare

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk