Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Formohet Këshilli për Koordinimin e Aktiviteteve të NATO-s

07/02/2024
Formohet Këshilli për Koordinimin e Aktiviteteve të NATO-s
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot filloi seanca inauguruese e Këshillit për koordinimin e aktiviteteve lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Ngjarja është në organizim të përbashkët me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e së cilës u realizua formimi i Këshillit në kuadër të projektit për mbështetjen e Drejtorisë për NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këshilli u miratua në mënyrë formale në një seancë qeveritare në janar të vitit 2024 si një mekanizëm zyrtar ndërqeveritar për koordinimin e çështjeve në drejtim të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes në lidhje me NATO-n.

Seancën inauguruese e hapi dhe u drejtua i pari Kryeministri Talat Xhaferi. Në fjalën e tij ai theksoi: “Mbi të gjitha, ky Këshill sot e konfirmon përkushtimin tonë për sigurinë përmes unitetit dhe lidhjes tonë të fortë me aleatin dhe mbështetësin tonë – Mbretërinë e Bashkuar”.
Në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar, me sfida ndaj vlerave dhe parimeve tona demokratike nga aktorë autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është një kontribut për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe të përforcimit të pozicionit tonë si faktor stabiliteti në rajon. Pikërisht ky është efekti që pres të arrijë edhe ky Këshill. Megjithatë, ne nuk jemi vetëm një faktor stabiliteti në rajon. Ne kontribuojmë në mënyrë të barabartë dhe krah për krahu me aleatët tanë në NATO, aktualisht 31 a së shpejti 32, në ruajtjen e paqes së mbi një miliardë qytetarëve me të cilët i ndajmë përcaktimet e njëjta demokratike për paqe dhe stabilitet.”

Fjalim mbajti edhe ambasadori britanik Metju Loson, i cili theksoi: “Këtë vit NATO feston 75 vjetorin e themelimit të organizatës. NATO është aleanca më e suksesshme e mbrojtjes në histori, në kuadër të së cilës më shumë se një miliardë njerëz jetojnë në një mjedis më të sigurt. Mbledhja e parë e Këshillit për koordinimin e aktiviteteve lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO sot është pjesë e mbështetjes britanike për vendin, si partneri ynë i fuqishëm në NATO. Punojmë edhe me NATO partnerë të tjerë për të trajnuar grupin e batalionit që të jetë gati për sistematizim deri në vitin 2026/27. Ne gjithashtu zbatojmë edhe trajnime të shkëlqyeshme për zbulime dhe stërvitje tjera në Krivollak. Ju mbështesim në ngritjen e kapaciteteve për bashkëpunim civil-ushtarak në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jemi në pritje të zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe me ministritë tjera”.

Në ngjarje fjalim mbajti edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke u përqendruar në këtë: “Gjatë viteve të fundit kemi arritur rezultate të rëndësishme dhe kemi dëshmuar veten si aleat të besueshëm dhe kredibil, të përkushtuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ruajtjen e sigurisë kolektive. Megjithatë, ishte e nevojshme që Maqedonia e Veriut të themelonte një Këshill për koordinimin e aktiviteteve që dalin nga anëtarësimi në Aleancë. Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme e inicoi themelimin e këtij organi, i cili mundëson bashkëpunim dhe konsultim të sinkronizuar, efikas, por mbi të gjitha të integruar ndërinstitucional për të gjitha çështjet që dalin nga anëtarësimi në Aleancë. Është me rëndësi të përmendet se në procesin e zbatimit të kësaj iniciative, ne morëm mbështetje këshilluese nga Mbretëria e Bashkuar, si aleati ynë i rëndësishëm i NATO-s, në kuadër të projektit të mentorimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Drejtorisë për çështjet e NATO-s dhe të sigurisë politike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.”

Previous Post

Xhaferi – Ulman Marti: E vlerësojmë lartë mbështetjen e Konfederatës Zvicerane për zhvillimin demokratik të RMV-së

Next Post

Osmani në takim me delegacionin parlamentar gjerman

Related Posts

Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur

18/08/2025
Maqedoni

Nikolloski paralajmëron linja të reja ajrore nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut

18/08/2025
Maqedoni

ASH-Taravari prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike

18/08/2025
Maqedoni

Veteranët e UÇK-së pyesin Ali Ahmetin: Cili nga fëmijët e dëshmorëve vozitet me Porche si djali yt?

18/08/2025
Aktuale

Arkitekti me renome botërore Bajram Vardar do të përpilojë Master Planin arkitektonik për zhvillimin e Çairit, njoftoi Izet Mexhiti

18/08/2025
Aktuale

Saraji në kaos rrugësh! Profesor Pajaziti alarmon, Muhamed Elmazi premton zgjidhje të menjëhershme

18/08/2025
Next Post
Osmani në takim me delegacionin parlamentar gjerman

Osmani në takim me delegacionin parlamentar gjerman

Victoria Beckham flet si rrallëherë rreth problemeve me trupin dhe ushqimin

18/08/2025

Merr fund miqësia mes Eglit dhe Fifit

18/08/2025

Linda Halimi zhduket nga skena, mund ta shihni vetëm në OnlyFans

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk