Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Forcat ruse sulmojnë qytetin e Zaporizhias, 6 të vdekur dhe 30 të plagosur

11/11/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raketa e dronë rusë goditën në orët e para të së hënës disa qytete të Ukrainës, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ndërsa lufta ka kaluar tashmë në një fazë të rrezikshme, mediat amerikane njoftuan se Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Ndërkohë Kremlini i hodhi poshtë njoftimet.

Forcat ruse goditën të hënën me raketa dhe dronë qytete në Ukrainën jugore dhe lindore, thanë zyrtarët, duke vrarë të paktën gjashtë civilë dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë.

Rusia i ka intensifikuar së fundmi sulmet në zonat civile, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

“Çdo ditë, çdo natë, Rusia bën të njëjtin terror”, shkruante Presidenti Zelenskyy në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Po goditen gjithnjë e më shumë një numër në rritje objektesh civile”.

Nga sulmet ruse mbetën të plagosur në Zaporizhia edhe fëmijë, të moshave që nga 4 deri në 17 vjeç. Një nga banorët tregon dhomën ku flinte nipi i tij ndërsa sulmet ndodhën gjatë natës.

“Po flinim dhe ndodhi gjatë natës, në 1:30 pas mesnate. Çfarë të them? Dyert u rrëzuan të gjitha. Mund ta shihni vetë. Një nga dyert ra mbi krevatin atje. U lëndua edhe bashkëshortja dhe është shtruar në spital tani”, thotë banori 76-vjeçar, Mykola Mayorov.

Rusia mohon të ketë objektiv civilët, por mijëra persona kanë vdekur që kur filloi sulmin në Ukrainë në shkurt 2022.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina po presin të shohin se si mund të ndryshojë politika e Uashingtonit mbi luftën, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar. Gjatë fundjavës u njoftua fillimisht në gazetën “The Washington Post” për një telefonatë të mbajtur ditët e fundit mes Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Sipas personave që folën në kushte anonimiteti, Presidenti i zgjedhur Trump i ka thënë presidentit rus të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

I pyetur nga kanali Fox News nëse ka patur një telefonatë të tillë, drejtori i komunikimit për presidentin e zgjedhur, Steven Cheung, tha se “nuk do të komentonte për biseda private mes Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë botërorë”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i hodhi poshtë njoftimet mediatike, duke i quajtur ato një lajm të rremë. Ai shtoi se Presidenti rus Putin nuk ka ndonjë plan të afërt për të biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara.

Pas këtyre njoftimeve, Presidenti rus Putin u shfaq të hënën në Moskë në një takim me guvernatorin e rajonit rus në kufijtë me Gjeorgjinë, rajonit Osetia e Veriut-Republika Alania.

Ndërkohë të dielën, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, njoftoi se Presidenti Joe Biden do të takohet në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një nga çështjet që ai pritet të trajtojë do të jetë Ukraina.

Zoti Sullivan tha se: “Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t’i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainën, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë”.

Ai shtoi se “Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij”.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në fazën e saj më të rrezikshme, ndërsa forcat ruse kanë bërë përparime të shpejta dhe ndërsa Perëndimi po shqyrton mënyrën se si mund të përfundojë ky konflikt. Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë fushatës se do t’i japë fund luftës në Ukrainë që në 24 orët e para të marrjes së detyrës. /VOA

Previous Post

Hulumtimet tregojnë: Ashtu si njerëzit, zogjtë kanë më pak miq me kalimin e moshës

Next Post

Trajneri i Rumanisë u bën thirrje tifozëve të mos jenë armiqësorë ndaj Kosovës

Related Posts

Botë

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025
Botë

Zjarret në Turqi, evakuohen 7 fshatra!

17/08/2025
Botë

Qeveria britanike jep udhëzime mbijetese në rast fatkeqësish, 9 gjërat që duhet të ketë çdo shtëpi

17/08/2025
Botë

Pagat në Zvicër pritet të rriten në vitin 2026, prin sektori i ndërtimit

17/08/2025
Botë

Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh

17/08/2025
Botë

​Zelensky nuk beson se do të ketë takim trepalësh me Putin e Trump

17/08/2025
Next Post

Trajneri i Rumanisë u bën thirrje tifozëve të mos jenë armiqësorë ndaj Kosovës

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk