Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Forcat ruse marrin në kontroll një fshat në Ukrainën lindore, i afrohen qytetit Kurakhove

14/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat ruse morën një zonë rurale në Ukrainën lindore të enjten dhe iu afruan qytetit Kurakhove.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtarët rusë morën nën kontroll fshatin Voznesenka, në rajonin Donetsk.

Përpara fillimit të luftës në vitin 2022, aty gjendeshin rreth 20 mijë banorë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se dëmtuan pistat ajrore dhe objektet energjetike të Ukrainës, si dhe rrëzuan 78 dronë ukrainas, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Ushtria e Ukrainës njoftoi se rrëzoi 21 nga 59 dronët rusë të nisur në një sulm gjatë natës. Luftimet pasuan një sulm masiv ajror në Kiev dhe në vende të tjera në Ukrainë në orët e para të së mërkurës, për të cilin u përdorën raketa balistike, raketa me vetëdrejtim dhe dhjetëra dronë.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se njësitë e saj rrëzuan katër raketa dhe 37 dronë të lëshuar nga Rusia mbi tetë rajone ukrainase.

“Është e rëndësishme që forcat tona të kenë mjetet për ta mbrojtur vendin nga terrori rus”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy pas sulmit.

Në fjalimin e tij të së mërkurës, presidenti ukrainas vlerësoi “luftëtarët e mbrojtjes ajrore” të vendit.

“Çdo natë, çdo ditë, ata rrëzojnë dronët dhe raketat ruse ‘Shahed’,” tha ai. “Këtë mëngjes, ata interceptuan raketat balistike ruse. Kjo është domethënëse. Suksese të tilla shpëtojnë jetët e njerëzve tanë”.

Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve që të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet ruse, dhe Presidenti Zelenskyy tha se vendi ishte mirënjohës “për të gjithë partnerët tanë që na ndihmojnë me sistemet kundër raketave dhe të mbrojtjes ajrore”.

“Qëllimi strategjik është të arrijmë një nivel praktik bashkëpunimi me partnerët tanë, që do të na mundësojë të prodhojmë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, që na duhen këtu në Ukrainë”, tha ai.

Ai shtoi se Ukraina duhet “ta shtyjë më në fund Rusinë drejt arritjes së një paqeje të drejtë”. /VOA

Previous Post

Mbledhje e përbashkët ndërqeveritare Kosovë-Maqedonia e Veriut në Prishtinë

Next Post

Sulm kamikaz para Gjykatës së Lartë në Brazil, shtohet frika e sigurisë përpara samitit G20

Related Posts

Botë

Kamala Harris sinjalizon rikthim në garën presidenciale të vitit 2028: Misioni im politik nuk ka mbaruar

25/10/2025
Botë

Mungesa e fuqisë punëtore, Italia hap dyert për punonjësit e huaj

25/10/2025
Botë

Nuk ka qetësi në burg/ Ish-presidenti Nicolas Sarkozy kërcënohet nga të burgosurit e tjerë, videoja bëhet virale në rrjet

25/10/2025
Botë

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

24/10/2025
Botë

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

24/10/2025
Botë

Ky shtet ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta japin për njerëzit në nevojë

24/10/2025
Next Post

Sulm kamikaz para Gjykatës së Lartë në Brazil, shtohet frika e sigurisë përpara samitit G20

KQZ tregon se cilat komuna shkojnë në balotazh e cilat jo

25/10/2025

Bajram Rexhepi: Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova, do të triumfojë vota e lirë!

25/10/2025

Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë

25/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk