Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

​Foda: Jemi në një grup shumë të fortë, mungon Dellova por jemi gati

09/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe portieri Aro Muric, kanë folur para mediave në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri Foda ka theksuar se atmosfera në kampin e “Dardanëve” është shumë e mirë dhe se të gjithë futbollistët, përveç mbrojtësit Lumbardh Dellova, janë gati për ndeshje.

“Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë, të gjithë lojtarët, përveç Lumbardh Dellovës, janë të përgatitur dhe janë në gjendje shumë të mirë për lojë si dhe janë të gatshëm dhe ne dispozicion për lojën kundër Sllovenisë. Tani e kemi edhe seancën e fundit stërvitore,, aty do të koncentrohemi më shumë në fushën taktike dhe po shpresoj shumë që nuk do të kemi më lëndime të tjera”, u shpreh fillimisht Foda.

Duke folur për grupin në të cilin ndodhet Kosova, përzgjedhësi gjerman theksoi se bëhet fjalë për një grup shumë të fortë, por që skuadra ka fituar vetëbesim pas rezultateve të fundit.

“E kemi një grup mjaftë të balancuar dhe sipas mendimit tim është njëri ndër grupet më të forta. Ne po luajmë në shtëpi dhe skuadra tani ka një vetëbesim më të mirë të cilin e ka fituar pas ndeshjes me Suedinë dhe trajneri Kek shumë ka pasur të drejtë, bota rrotullohet, jeta vazhdon dhe ne do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë tutje Foda.

Nga ana tjetër, portieri Aro Muric është shprehur optimist për ndeshjen e nesërme, duke theksuar se ekipi është zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit dhe synon vetëm fitoren ndaj Sllovenisë.

“Jam shumë i lumtur me formën time, nesër presim fitore, ne si ekip do të bëjmë gjithçka për të marrë fitore në këtë përballje dhe shpresojmë që do të marrim fitore…Nëse kthehemi në kohë dhe e shohim zhvillimin tonë, besoj që gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaftë shumë, mund ta keni parë edhe ju. Kemi futbollistë tashmë në liga më të mira, futbollistë që janë më të gatshëm, ndoshta edhe në formë më të mirë fizike prandaj besoj që përparimi i skuadrës gjatë kësaj periudhe për dallim nga atëherë është dukshëm më i madh dhe ne e kemi një rast për ta shfaqur këtë përparim në ndeshjen e nesërme dhe shpresoj që do të bëjmë diçka të tillë”, theksoi Muric.

Si trajneri Franco Foda ashtu edhe portieri Aro Muic kanë thënë se mbështetja e tifozëve në tribuna do të ketë një rol kyç për shtytjen e skuadrës.

Pas konferencës, dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri”, derisa ndeshje zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Previous Post

Presidentja Osmani priti në takim Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Next Post

​Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit në Azerbajxhan

Related Posts

Sport

Kombëtarja afrikane siguron ‘biletën’ për në Botëror për herë të parë që nga viti 2014

09/10/2025
Shqipëri

Të gjithë gati për “finalen”! Kombëtarja mbyll përgatitjet përpara sfidës me Serbinë

09/10/2025
Rajon

Zbulohet gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

09/10/2025
Sport

Futbollisti në gjendje kritike pasi theu qafën duke goditur reklamat (VIDEO)

09/10/2025
Sport

Salah e kualifikon Egjiptin në Kampionatin Botëror

08/10/2025
Sport

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

08/10/2025
Next Post

​Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit në Azerbajxhan

Mexhiti nga Haraçina: VLEN po e kthen dinjitetin e çështjes shqiptare me vepra, jo me fjalë

10/10/2025

Kris Jenner ndryshon pamjen, pas shume vitesh brune bëhet bionde

09/10/2025

2Ton po vjen me një këngë të re

09/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk