Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Florida, mes shkatërrimit shkaktuar nga uragani Milton

13/10/2024
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëmeve ë shkaktuara nga Uragani Milton. Nga ana tjetër banorët që janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur vetëm shkatërrim. Meteorologët besojnë se të paktën 38 tornado që goditën zonën mund të kenë lidhje me uraganin Milton.

Banorët në Florida janë ende të tronditur nga shkatërrimi që shkaktoi uragani Milton. Osvaldo Cruz i cili jeton në Grove City po vlerëson dëmet në shtëpinë e tij, disa ditë pasi uragani goditi brigjet e Floridës.

“Shkatërrim total. Këtu ka shkatërrim total dhe kaos… Siç mund ta shikoni në katin e parë çdo gjë është shkatërruar. Këtu duhet të kishte një mur, por nuk është më. Aty ishte dera e garazhdit, tani nuk është më”, tregon ai.

Shumë banorë të tjerë para syve të tyre kanë vetëm shkatërrim. Osvaldo Cruz thotë se pas asaj që kaluan me uraganin Milton po mendon tashmë për alternativa të tjera.

“Këtu ishte një lagje e bukur, e qetë për të jetuar. Na pëlqente pamja. Na pëlqen peshkimi. Ishte një lagje shumë e bukur. Por tani, pas kësaj eksperience, duhet t’i vendosim gjërat në perspektivë dhe të shohim nëse kjo ia vlen apo jo”, tregon ai.

Milton shkaktoi të paktën 10 viktima pasi goditi në tokë si një uragan i kategorisë 3, me erëra maksimale prej 205 kilometrash në orë, duke përshkuar Floridën qendrore, duke përmbytur ishujt dhe duke shkaktuar tornado vdekjeprurëse.

Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të ishte më i lartë nëse nuk do të kishte evakuime të shumta. Tampa, që ka një përqëndrim të lartë të popullsisë, u kursye nga një goditje e drejtpërdrejtë.

Meteorologët besojnë se të paktën 38 tornado që goditën zonën mund të kenë lidhje me uraganin Milton. Shërbimi Kombëtar i Motit është në proces të shqyrtimit të raporteve paraprake dhe ky është një proces që mund të zgjasë me javë të tëra./voa

Previous Post

Dhunohet Goran Rakiç/ Ish-kryetari i ‘Listës Serbe’ rrihet brutalisht nga disa persona

Next Post

WhatsApp sjell disa risi të mëdha dhe argëtuese

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post

WhatsApp sjell disa risi të mëdha dhe argëtuese

James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

15/09/2025

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

15/09/2025

Tetëmbëdhjetë kandidatë të regjistruar për garën zgjedhore për kryetar të Shkupit

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk