Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Fishekzjarret”, Drin Ahmeti i shpëtoi ndjekjes penale nga Prokuroria

19/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale e nipit të kryetarit të BDI-së, Drin Ahmeti, në lidhje me mjetet piroteknike që iu kapën në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 2023, në veturën e tij Range Rover me targa të Shqipërisë, gjatë një kontrolli të policisë në Shkup.

Nga Prokuroria për Alsat, theksojnë se sipas raportit, fishekzjarrët që janë gjetur dhe marrë, nuk janë në sasi të madhe të cilat mund të iniciojnë ndjekje penale dhe përgjegjësi eventuale penale, ndërkaq në favor të asaj flet edhe fakti që Ministria e Punëve të Brendshme si organ përkatës për ngjarjen ka dorëzuar njoftim, dhe jo kallëzim penal deri në Prokurori.

“Gjatë procedurës është konstatuar se nuk janë të plotësuara veçoritë e veprës penale – Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese nga neni 396 i Kodit Penal, as çfarëdo vepre tjetër penale për të cilën, ndjekja ndërmerret sipas detyrës zyrtare”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Megjithatë, Prokuroria, ka konstatuar se ekziston vetëm shkelje kundërvajtëse, për çka parashikohet gjobë prej 200 deri në 400 euro. Shkelja, ka të bëjë vetëm me mospasjen e lejes për transportin e mjeteve piroteknike. Prokuroria thekson se Ahmeti ka pasur faturë për blerjen e tyre nga dyqan i specializuar për shitjen e fishekzjarrëve, ndërkaq për ekzekutimin e fishekzjarrëve është angazhuar një person tjetër juridik.

“Eksperti ka kryer ekspertizë dhe analizë të mjeteve të konfiskuara piroteknike dhe ka konstatuar në detaje dhe në mënyrë të veçantë për çdo mjet se për çfarë prodhimi piroteknik bëhet fjalë. Sipas ekspertizës së kryer, në rastin konkret bëhet fjalë për 7 pushkaliqe dhe 15 kuti me raketa fishekzjarrësh, shkrepjet e të cilave janë evidentuar në mënyrë të veçantë, por në thelb janë të lidhura dhe paraqesin një tërësi”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Megjithatë, për Drin Ahmetin vazhdon hetimi tjetër. Konkretisht, për rastin me të cilin u bë i njohur në opinion gjatë vitit 2023, pasi u zbulua se ishte pronar i 39% të aksioneve të Qendrës Tregtare Soravia në Shkup. Pavarësisht se kostoja e aksioneve kushton disa miliona euro, Drin Ahmeti u sqarua para opinionit se ai këto aksione i kishte marrë pa investuar asnjë qindarkë. Sqarimi i tij, ishte se së bashku me biznes-partnerin e tij nga Shqipëria, Vladimir Pjetër Gjoka, e kanë blerë Soravian nëpërmjet linjës kreditore të bazuar në idenë e biznesit, të cilën banka ia ka besuar.

Prokuroria vazhdon ta hetojë rastin. Për Alsat, theksojnë se shumica e dokumentacionit është siguruar dhe analizuar dhe pritet analiza e një pjese të dokumentacionit. Ndërmerren edhe veprime tjera parahetuese, është kërkuar ndihmë juridike nga SHBA për të konstatuar fakte të caktuara relevante, ndërkaq autoritetet amerikanë kanë kërkuar të dhëna shtesë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë dorëzuar. /Alsat/

Previous Post

Unitedi “refuzohet” nga talenti turk

Next Post

Intonimi i himnit maqedonas në shkolla/Aliu: Do të ketë amendamente, nëse kalon ligji, MASH është e detyruar që ta respektojë

Related Posts

Maqedoni

Teologu Muhamed Kajolli komenton kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin: Të qëndrosh prapa një paranojaku si Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia?

02/08/2025
Maqedoni

Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

02/08/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025
Maqedoni

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

02/08/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në Lagjen Lisiçe, digjen dy shtëpi, një person i lënduar rëndë

02/08/2025
Maqedoni

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025
Next Post

Intonimi i himnit maqedonas në shkolla/Aliu: Do të ketë amendamente, nëse kalon ligji, MASH është e detyruar që ta respektojë

Teologu Muhamed Kajolli komenton kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin: Të qëndrosh prapa një paranojaku si Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia?

02/08/2025

Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

02/08/2025

Gjyqtarë sllovakë në ndeshjen Shkëndija – Qarabagh, një emër i madh në qendër në Baku!

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk