Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Firmoset deklarata, shqiptarët e Luginës së Preshevës: Të drejta të njëjta si serbët

16/03/2023
Firmoset deklarata, shqiptarët e Luginës së Preshevës: Të drejta të njëjta si serbët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kërkuan ta zyrtarizojnë pretendimin e tyre përmes një deklarate të përbashkët me të cilën insistojnë për të drejta të barabarta me serbët, siç parashikon për ta plani europian.

Mediat në Kosovë kanë parë dokumentin e cili e thekson që në pikën e tij të parë kërkesën për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe zgjidhjen e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit europian.

Ata gjithashtu i kanë mëshuar idesë që pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të ketë një monitorim më të madh ndërkombëtar. Po kështu, pretendohet edhe “përfshirja e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllimin që situata e tyre të barazohet me atë të serbëve në Kosovë” “Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha detyrimeve ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucionalë shqiptarë.

Ata kanë rikthyer aty në vëmendje edhe fshirjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që përkohësisht jetojnë jashtë vendit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike diskriminuese dhe kthimin e të drejtave të mohuara të këtyre familjeve shqiptare.

Deklarata përmban gjithsejtë shtatë pika në të cilat kërkohen të drejtat e shqiptarëve që të jenë të barabarta me ato të komunitetit serb në Kosovë sipas planit franko-gjerman. Ajo është nënshkruar veç të tjerash dhe deputeti i vetëm shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi.

Previous Post

Ndahen Dafina dhe DJ Geek?

Next Post

Qeveria: Masat për ngrirjen e çmimeve po respektohen

Related Posts

Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Kosovë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

01/11/2025
Next Post
Qeveria: Masat për ngrirjen e çmimeve po respektohen

Qeveria: Masat për ngrirjen e çmimeve po respektohen

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk