Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë, tentativë për të ndaluar azilkërkuesit

16/11/2023
Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë, tentativë për të ndaluar azilkërkuesit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pikave kufitare me Rusinë, më 18 nëntor, për të ndalur valën e azilkërkuesve.

Ky vendim u bë i ditur nga kryeministri finlandez, Petteri Orpo, pasi tentativa e vendit nordik është të ndalojë hyrjen e personave që kërkojnë azil.

Presidenti i Finlandës njoftoi një ditë më parë se rritja e numrit të azilkërkuesve duket se është hakmarrje ruse për bashkëpunimin e Finlandës me Shtetet e Bashkuara, në fushën e mbrojtjes.

Finlanda, shtet i Bashkimit Evropian, i cili është anëtarësuar në NATO këtë vit, pas shumë vjetëve neutralitet, e ka zemëruar Rusinë, me të cilën e ndan një kufi prej 1.340 kilometrash.

Radio Europa e Lirë shkruan se kjo pjesë kufitare e Finlandës me Rusinë shërben edhe si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian. Katër pikat kufitare që do të mbyllen janë në pjesën juglindore të Finlandës dhe janë ndër pikat më të ngarkuara për qarkullim mes dy palëve.

“Qeveria ka vendosur sot që Finlanda do t’i mbyllë disa pika kufitare lindore. Pikat kufitare lindore do të mbyllen në natën mes të premtes dhe së shtunës”, tha Orpo në një konferencë për media.

Këtë javë, dhjetëra azilkërkues prej Irakut, Jemenit, Somalisë dhe Sirisë, kanë arritur brenda një dite në Finlandë, përmes Rusisë.

Numri i akumuluar i të ardhurve që nga shtatori tani është 280 azilkërkues, tha të enjten Autoriteti i Rojës Kufitare.

Azilkërkuesit që mbërrijnë përmes Rusisë nga 17 nëntori e tutje do të lejohen të dorëzojnë kërkesat e tyre vetëm në dy pika kufitare veriore, tha qeveria finlandeze. Rreth 3.000 njerëz përdorin pikat kufitare juglindore të Finlandës në baza ditore.

Orpo tha se ai e kuptonte se mbylljet e pikave kufitare do ta bëjnë jetën e përditshme më të vështirë për njerëzit që lejohen të udhëtojnë midis Finlandës dhe Rusisë.

Previous Post

SHBA-ja i fut në listë të zezë 10 individë nga Ballkani, ja kush është nga Maqedonia

Next Post

Lëvizja Demokratike: Kryqi në Kodrën e Diellit, provokim i orkestruar

Related Posts

Botë

Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

13/09/2025
Botë

Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

13/09/2025
Botë

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

13/09/2025
Botë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13/09/2025
Botë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13/09/2025
Botë

Kina përuron urën më të lartë në botë (VIDEO)

13/09/2025
Next Post
Lëvizja Demokratike: Kryqi në Kodrën e Diellit, provokim i orkestruar

Lëvizja Demokratike: Kryqi në Kodrën e Diellit, provokim i orkestruar

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025

Ku ishte dje kryeministri Mickoski? Ja si përgjigjet Miteva

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk