Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fillon viti i ri akademik/UNT me 1040 regjistrime, rrit potencialin akademik dhe konfirmon misionin e tij edukativ

01/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi sot fillimin e vitit të ri akademik 2025/2026 me një ceremoni solemne para kampusit universitar, duke mirëpritur gjeneratën e dhjetë të studentëve. Ky vit shënon një arritje të veçantë për institucionin, pasi për herë të parë numri i studentëve të regjistruar ka arritur në 1040, duke e pozicionuar UNT-në si një ndër universitetet me ritmin më të lartë të rritjes në vend.

Në fjalën hyrëse, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, vuri theksin mbi rëndësinë e këtij momenti për jetën akademike të studentëve të rinj dhe paraqiti katër objektivat strategjike të universitetit për vitin e ri: rritjen e cilësisë akademike, forcimin e lidhjes me tregun e punës, avancimin e infrastrukturës universitare dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kryetarja e Senatit, Prof. Dr. Olivera Petrovska, theksoi misionin e UNT-së si një institucion ku studentët, përveç dijes profesionale, zhvillojnë edhe personalitetin, përballen me sfida dhe ndërtojnë miqësi e bashkëpunime të reja, duke gjetur mbështetje të vazhdueshme akademike dhe institucionale.

Ndërsa prorektori për Arsim, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, vuri në pah rëndësinë historike të këtij viti akademik me tejkalimin e shifrës së 1040 studentëve të rinj. Ai theksoi se UNT është vend i dijes dhe i mendimit kritik, ku tejkalohen paragjykimet dhe ku promovohet një kulturë e solidaritetit dhe bashkëpunimit, duke u bërë shembull i universiteteve moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Pas përmbylljes së programit solemn, studentët e rinj patën mundësinë të njihen nga afër me strukturat akademike dhe programet studimore të fakulteteve përkatëse.

UNT riafirmon përkushtimin për të ofruar arsim cilësor, për të përgatitur profesionistë të së ardhmes dhe për të kontribuar në zhvillimet shoqërore e akademike në vend dhe më gjerë.

#UNT #MirëSeViniStudentë #FamiljaAkademike #FillimiIRrugëtimit #DijaËshtëFuqia #EArdhmjaJuTakon #GjenerataERe #Studentë1040 #RekordNëUNT #UniversitetiNënëTereza #VitiAkademik2025_2026 #ArsimiLartë #Akademia #Shkupi #StudentëTëRinj #CilësiAkademike #Edukim #Kurrikula

Previous Post

Tetori Rozë/ Shifra shqetësues me kancerin e gjirit, vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 1 mijë pacientë

Next Post

Misajllovski-Helez: Përforcim i partneritetit dhe besimit në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
Aktuale

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025
Next Post

Misajllovski-Helez: Përforcim i partneritetit dhe besimit në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës

PSG në krye të futbollit europian, mbyll sezonin me një xhiro prej 837 milion euro

28/10/2025

Ndeshjet e mbrëmjes së Serie A në orën 20:00? Hidhet ideja e eksperimentimit që në këtë sezon

28/10/2025

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk