Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fillon grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatë për president dhe për deputetë

23/02/2024
Fillon grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatë për president dhe për deputetë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë për president dhe për kandidat për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, në bazë të rregulloreve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtrues i listës për kandidat për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që të mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Kandidatët për president dje i bënë të ditur edhe BDI-ja e cila e propozon ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Lëvizja E di – Për Maqedoninë tonë të cilët do të garojnë me liderin Maksim Dimitrievski. Më parë LSDM-ja publikoi se kandidat i tyre do të jetë shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski, VMRO-DPMNE-ja e propozoi profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski është kandidat i GROM, partinë të cilën e udhëheq, profesoresha Biljana Vankovska e partisë E majta, Arben Taravari i koalicionit shqiptar opozitar VLEN. Kandidaturën e tij të pavarur për president në tetor, vitin e kaluar, i pari e paralajmëroi Velo Markovski, edhe pse është anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Kandidaturën e Osmanit e publikoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të angazhohet për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Në të kundërtën, siç tha, BDI nuk do të marrë pjesë në qeveri.

“Zgjedhjet që kemi para nesh, parlamentare dhe presidenciale, janë të një rëndësie vendimtare në këtë betejë. Prandaj dhe në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me ne në kërkesën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit të shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushtetutë si dhe t’i themi JO Rusisë, PO Evropës, Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për t’i luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë”, porositi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, zgjedhja e presidentit në Kuvend është për koncensus më të madh dhe shpenzim më të vogël të mjeteve të buxhetit, ndërsa BDI-ja pas zgjedhjeve do të bashkëpunojë me partitë të cilat do ta pranojnë platformën e saj.

“Secila parti politike e cila e konteston Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, Marrëveshjen e Prespës, e cila e konteston pavarësinë e Kosovës, me ne nuk mund të ketë dialog”, tha Ahmeti.

Profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska – Davkova dje konfirmoi se është kandidate për presidente të shtetit nga VMRO-DPMNE, pasi ishte e vetmja që u paraqit në konkursin e partisë. Nëse bëhet presidente premton se kandidatët e saj do të jetë më të mirët në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin Gjyqësor, ndërsa ambasadorët do të rekrutohen në bazë të kompetencës dhe profesionalizmit.

Ajo shprehu mirënjohje që në një afat rekord kolegët dhe koleget e saj kanë mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme, pa dijeninë e saj. Kandidatura e Siljanovska-Davkovës fillimisht duhet të gjendet në konventën e VMRO-DPMNE-së, pas së cilës duhet të dorëzohet në KSHZ.

“Pse po kandidohem? Për arsye objektive dhe subjektive. Objektivat janë rezultati nga zgjedhjet e kaluara. Është një mirënjohje e madhe kur do të merrni rreth 380 mijë vota, e jo vetëm nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë, por edhe nga qytetarët. Kam ndërmend të mbledh edhe 10 mijë nënshkrime, sepse mendoj se duhet të jem e barabartë me të gjithë të tjerët dhe kuptohet, të thërras përsëri nga ata që nuk janë në politikë ose nuk janë të vendosur në mënyrë ideologjike dhe partiake”, shtoi Siljanovska-Davkova.

Nga LSDM pardje informuan se në takim me udhëheqësin kanë vendosur që shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski të mbështetet për kandidat për president të shtetit. Për vendimin këto ditë duhet të deklarohen Bordi Ekzekutiv dhe Qendror i partisë, ndërsa konventa promovuese është planifikuar më 3 mars.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq në koment për propozimin e BDI-së për zgjedhje të presidentit dhe nënpresidentit me shumicë prej dy të tretave në Parlament dje deklaroi se çdo parti ka të drejtë legjitime të tregojë propozime dhe ide.

“Fokusi ynë është sigurimi i mandatit të dytë të Stevo Pendarovskit i cili duhet të sjellë stabilitet, siguri dhe rrugë evropiane. Secila palë që fokusohet në këtë do të jetë partneri ynë. “Sigurisht edhe LSDM-ja do të ketë risi dhe propozime, ide që do t’i shpallë gjatë fushatës. Fokusi ynë është të zgjedhim një president që do të na çojë përpara, një president që do të vazhdojë stabilitetin e atij funksioni, stabilitetin e shtetit dhe që është në anën e duhur në drejtim të integrimit evropian. Stevo Pendarovski është garanci për këtë dhe për këtë jemi plotësisht pas tij. Unë jam i sigurt se partitë e tjera politike do të qëndrojnë pas presidentit Pendarovski, presidentit tonë aktual dhe se do ta zgjedhim më 24 prill dhe 8 maj. Gjatë fushatës dhe pas fushatës, ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë ato ide, natyrisht t’i komentojmë, por mendoj se fokusi duhet të jetë në atë që është detyra jonë, të stabilizojmë vendin, të zgjedhim presidentin, institucionet dhe më pas mund të diskutojmë për të gjitha”, tha Mariçiq në pyetjen e gazetarëve për propozimin e BDI-së për zgjedhjen e presidentit me dy të tretat në Kuvend dhe për zgjedhjen e zëvendëspresidentit pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për pesë grante të ndihmës japoneze.

Edhe krahas garës me kandidatë të veçantë për president, sipas tij, nuk përjashtohet dalja me lista të përbashkëta me BDI-në dhe me krahun e ASH së Selës në zgjedhjet parlamentare.

Maksim Dimitrievski, kryetar i Lëvizjes E Di – Për Maqedoninë tonë (Znam za nasha Makedonija) dhe kryetar i Komunës së Kumanovës e mori mbështetjen për kandidaturën për president mbrëmë në kongresin e parë të partisë.

Previous Post

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Next Post

Horoskopi për datën 23 shkurt

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Horoskopi për datën 23 shkurt

Horoskopi për datën 23 shkurt

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk